Kastrati i PDK-së publikon një fotografi të Berishajt me Haxhiun, tregon për çka po çuditet - NACIONALE

Kastrati i PDK-së publikon një fotografi të Berishajt me Haxhiun, tregon për çka po çuditet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka reaguar për skandalin e ambasadorit, Martin Berishaj duke publikuar një fotografi të Berishajt me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Kastrati ka thënë se nuk është çuditur që nuk po reagon kryeministrit Kurti ndaj skandalit ku është përmendur edhe emri i tij.

Po cuditem si nuk e kanë bërë një video propagandë më të ashpër ku akuzojnë krejt Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së si pronar të mediumit slloven „ PRAVA“”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Më tej, ai ka thënë se Qeveria Kurti është e ngjashme me "Big Brother".

Shkrimi i plotë i tij:

AFERA MARTIN BERISHAJ

Miq,

Mediumi " Prava" në Slloveni përveç që janë marrë me Martin Berishaj në rrafsh supozimi ka shkruar:

“Ka pasur disa sugjerime dhe informacione se paratë janë transferuar nga njëra nga filialet e GEN-I jashtë vendit për fushatën zgjedhore të kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurti" thuhet në tekstin e Prava.

Miq,

shkuan 24 orë dhe Kurti nuk po reagon ndaj këtij raportimi për supozimet për këtë aferë korruptive.

Unë nuk po çuditem që nuk po reagon Kurti.

Videopropagandave të radhës sikur kjo sot nga VV ju ka dal boja.

Po cuditem si nuk e kanë bërë një video propagandë më të ashpër ku akuzojnë krejt Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së si pronar të mediumit slloven „ PRAVA“ 🙂

Ju besimtarët e Kurtit mos shikoni Big Brother VIP Kosova, sepse qeverinë e keni BIG BROTHER.

Lajme të ngjashme