“Kapitulli i ri”: Bedri Hamza shpall kandidaturën, figurat qendrore të PDK-së rreshtohen pas tij
Nënkryetari i PDK-së, Bedri Hazma, dje ka bërë publike kandidaturën e tij për kryetar të PDK-së. Pas njoftimit zyrtar, shumica e figurave kryesore të kësaj partie kanë dalë në përkrahje të kandidaturës së Hamzës. Ende nuk duhet nëse do të ketë kandidaturë tjetër në Konventën Zgjedhore të PDK-së, ndërsa deputeti Enver Hoxhaj ka kërkuar shtyrjen e konventës për një javë.
Zyrtarizmi i kandidaturës së Bedri Hamzës për kryetar të PDK-së ka nxitur reagimin e figurave kryesore të kësaj partie.
Ndër të paret që ka reaguar është Vlora Çitalku, Sekretare e Përgjithshme e PDK-së.
Në profilin e tij në “Facebook”, ajo ka shpërndarë postimin e Hamzës, duke thënë se me Hamzën PDK-ja do të hap një kapitull të ri.
“PDK është familja jonë dhe së bashku do ta hapim kapitullin e ri të fitoreve”, ka shkruat Çitaku.
Edhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, e ka mirëpritur kandidaturën e Hamzës.
Ai ka bërë me dije se ky është një hap rëndësishëm për rikthimin e PDK-së si partia fituese në vend.
“Bedri Hamza sot zyrtarizoi kandidaturën për Kryetar të PDK-së. Një hap i rëndësishëm për rikthimin e PDK-së si partia fituese në vend. Bedri Hamza do të jetë Kryeministri i ardhshëm i Kosovës”, ka shkruar Tahiri në profilin e tij në “Facebook”.
Pas dorëheqjes nga posti i kryetarit, edhe Memli Krasniqi ka thënë se nuk e fsheh preferencën e tij për Bedri Hamzën.
Në konferencën për media, Krasniqi ka thënë se kryetari i PDK-së duhet të jetë edhe kandidat për kryeministër.
“Unë jam i bindur që kandidati i PDK-së për kryeministër duhet të jetë Bedri Hamza. Sepse po ashtu jam i bindur se është kryeministri më i mirë që mund ta ketë Kosova sot. Dhe natyrisht që nëse miku im Bedri Hamza kandidon për të qenë kryetar i PDK-së, ai e ka mbështetjen time të plotë. Sepse besoj në lidershipin e tij, dhe besoj se është figura e cila mund t`i prij PDK-së në fazën e ardhshme”, ka thënë ai, duke shtuar se gara për të parin e partisë tash është e hapur.
“Gara është e hapur, kushdo që i plotëson kriteret satutare ka të drejtë me garu, ka pasur gjithmonë. Dy herat që kam garuar unë nuk kam pasur kundërkandidat, nuk mund të them se a do të ketë tash. Nuk mund të them për askënd që do të garojë, por preferencën time për Bedri Hamzën nuk e fshehu, përkundrazi, me kënaqësi e bej publike”, ka thënë Krasniqi.
Pas dorëheqjen se Krasniqit, edhe kryetar i Drenasit, Ramiz Lladrovci, është rreshtuar pas Hamzës.
“Besimi im në sinqeritetin e anëtarësisë, ashtu dhe udhëheqësve të PDK-së, ka qenë i madh. Ky hap i pritshëm i kryetarit të deritashëm, Memli Krasniqi do përshëndetur, njëherësh, duke i ofruar fuqishëm përkrahje kryetarit në ardhje, Bedri Hamza”, ka shkruar Lladrovci në profilin e tij në “Facebook”.
Ndonëse nuk dihet se sa kandidatura do të jenë, deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kërkuar sot që të shtyhet konventa për zgjedhjen e kryetarit.
Ai ka bërë me dije se një parti serioze nuk mund të mbajë një konventë politike dhe përmbajtjesore në një kohë kaq të shkurtër.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hoxhaj ka shkruar se ka kërkua nga kryesia e partisë që konventa të shtyhet të paktën për të dielën e ardhshme.
“Konventa e PDK-së për të zgjedhur kryetarin e partisë duhet të shtyhet, sepse një parti serioze nuk mund të mbajë një konventë politike dhe përmbajtësore në një kohë kaq të shkurtër. Kërkoj nga Kryesia e PDK-së shtyrjen e Konventës për të paktën deri të dielën e ardhshshme, sepse kështu do u jepej mundësia anëtarësisë dhe delegatëve të njihen me kandidaturat dhe platformat për zhvillimin e partisë dhe për çështje serioze që prekin vendin. Kjo do ta rriste cilësinë e kandidaturave dhe konkurrencën ndërmjet platformave, pasi zhvillimet e fundit kanë qenë të befasishme”, ka shkruar ai, duke mos treguar nëse do të kandidtojë për kryetar të PDK-së.
Njoftimi i Bedri Hamzës për kandidaturën e të parit të PDK-së ka marrë përkrahje të madhe edhe në rrjete sociale.
Për më pak se 15 orë, statuti i tij ka marrë mbi 15 mijë “lajk”, mbi 3 mijë komente përkrahëse dhe qindra shpërndarje.
“Unë besoj se PDK-ja ka forcën për t’u unifikuar, reformuar dhe rikthyer si partia kryesore në vend. Nga lufta për liri, deri te shtetndërtimi, demokratizimi dhe integrimi, PDK-ja ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës. Me mirënjohje të thellë për themeluesit tanë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Jakup Krasniqin, të cilët uroj të jenë së shpejti mes nesh, unë angazhohem për një PDK që ruan vlerat dhe krijon rrugë për gjeneratat e reja. Falënderim i veçantë edhe për dy miqtë e mi, Enver Hoxhajn dhe Memli Krasniqin, për udhëheqjen e tyre me dinjitet në kohë sfidash. Tani është koha për një PDK të bashkuar, që lufton për drejtësi, zhvillim dhe një Kosovë evropiane”, ka shkruar Hamza.
Pas dorëheqjes, Memli Krasniqi ka bërë me dije se në përputhje me statutin e partisë e ka thirrur Konventën e PDK-së për të hënën, më 17 nëntor.