Kandidati serb për kryeministër të Malit të Zi: “Me nderin më të madh do ta nënshkruaja çnjohjen e Kosovës” - NACIONALE

Kandidati serb për kryeministër të Malit të Zi: “Me nderin më të madh do ta nënshkruaja çnjohjen e Kosovës”

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Bartësi i listës “Për të Ardhmen e Malit të Zi”, politikani pro-serb Millan Knezheviq, tashmë kur s’kanë mbetur as një muaj nga zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, tha se “me nderin më të madh” do ta nënshkruante çnjohjen e Kosovës. Knezheviq, i cili ishte personi i parë që u vizitua nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në rastin e ditës së inaugurimit të Presidentit Jakov Milatoviq, morri zemër në këtë drejtim. “Edhe po të ishte dita e fundit e jetës sime do ta nënshkruaja çnjohjen”, u shpreh ai, siç e citoi media malaziase "Pobjeda".

Në një tryezë të ashtuquajtur “akademike” me titullin “Mali i Zi dhe njohja e shtetit të rremë të Kosovës”, Knezheviq tha se e kupton që është “politikisht përfituese për të heshtur rreth Kosovës”.

Pavarësisht se sa fishkëllojnë dhe pavarësisht se të dhemb koka, shtiru se gjithçka është në rendin më të mirë. Sepse kur zgjedhjet të kenë përfunduar dhe votat të jenë numëruar, në vend se të shkojnë te populli dhe në Kuvend, dikush do të shkojë nëpër ambasada dhe të pyes: ‘Po çka të bëjmë ne me koalicionin Për të Ardhmen e Malit të Zi, sepse ata nuk e njohin Kosovën’”, ka thënë Knezheviq.

Ai shton se të gjithë e dinë dhe se “nuk është sekret” se nëse vetëm koalicioni për Ardhmen e Malit të Zi do të kishte 41 deputetë, dhe ai si bartës i listës do të zgjidhej kryeministër, do të firmoste Vendimin për tërheqjen e njohjes së Kosovës “me nderin më të madh”.

Lajme të ngjashme