Kamberi letër Vuçiqit: Ndalo diskriminimin ndaj shqiptarëve, realizo Planin Shtatë Pikësh
Deputeti i vetëm shqiptar në Parliamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, i është drejtuar me shkresë Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që “të ndalojë diskriminimin ndaj shqiptarëve” dhe që përfundimisht të nis realizimin e Planin Shtatë Pikësh.
“Nga ambasadori SHBA në Beograd dhe ai i OSBE poashtu në Beograd kërkova një përgjigje urgjente për respektim të plotë të përbërjes kombëtare në institucionet e drejtësisë”, ka shkruar Kamberi.
Postimi i plotë:
Zgjedhja e gjyqtarëve në Bujanoc në kundërshtim me ligjin dhe parimet e barabartësisë është shkelje e qartë e të drejtave të pakicave kombëtare.
Nga ambasadori SHBA në Beograd dhe ai i OSBE poashtu në Beograd kërkova një përgjigje urgjente për respektim të plotë të përbërjes kombëtare në institucionet e drejtësisë.
Me një shkresë tjetër kërkova nga presidenti i Serbisë ndërprerjen e këtij diskriminimi ndaj shqiptarëve dhe fillimin e realizimit të Planit 7 pikësh.
#PakicatDuhetTëReprezentohen barabartësisht në institucionet shtetërore.