Kabashi-Ramaj: Nëse seanca në orën 20:00 është thirrur pa verifikim, do të ishte improvizim që minon besimin - NACIONALE

Kabashi-Ramaj: Nëse seanca në orën 20:00 është thirrur pa verifikim, do të ishte improvizim që minon besimin

1 javë më parë

nga NACIONALE

Besa Kabashi-Ramaj, eksperte e sigurisë dhe anëtare e PDK-së, ka komentuar rreth kërcënimit me bombë ndaj Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar atë si një test të rëndësishëm për shtetin dhe institucionet e sigurisë. Ajo ka theksuar se, sipas praktikave ndërkombëtare, çdo alarm—qoftë i vërtetë apo i rremë—duhet të trajtohet si kërcënim derisa të verifikohet ndryshe.

"Kërcënimi me bombë ndaj Kuvendit është test ndaj shtetit.

Sipas praktikave të vendeve të zhvilluara, çdo alarm, real apo i rremë, trajtohet si kërcënim derisa të verifikohet ndryshe.

Aty ku përfaqësuesit janë të gjithë së bashku, çdo alarm bëhet kërcënim institucional.

Parandalimi është themel: hetim i menjëhershëm, kontroll i sigurisë, verifikim EOD-AKI-Polici-Prokurori – dhe seanca rifillon vetëm kur institucionet konfirmojnë sigurinë."

Ajo shtoi se në rastin e kërcënimit të fundit, shtyrja e seancës për në orën 20:00 pa verifikimin e plotë të sigurisë, është "improvizim që minon besimin e qytetarëve."

Lajme të ngjashme