Jo më ‘ofrim i dorëheqjes’ por ‘votëbesim’: Kuvendi i LDK-së më 31 janar vendos a e mbajnë Abdixhikun kryetar - NACIONALE

Jo më ‘ofrim i dorëheqjes’ por ‘votëbesim’: Kuvendi i LDK-së më 31 janar vendos a e mbajnë Abdixhikun kryetar

3 javë më parë

nga NACIONALE

Fraza iu nënshtrua një ndërrimi të ndjeshëm.

Prej “ofroj dorëheqjen” në kërkoj “votëbesim”.

Kështu u konkludua mbledhja tre-katër orëshe e katërdhjetë anëtarëve të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Me një temë primare: (mos)dorëheqjen e Abdixhikut.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ofrimin e dorëheqjes së Abdixhikut për ta dërguar në Kuvned të LDK-së tash e frazoi si “votëbesim”.

Ofrimi i dorëheqjes, semantikisht, nënkupton pranimin e dështimit dhe ndarjen e mendjes për mungesën e besimit dhe mbështetjes, ndërsa votëbesimi është testimi i mbështetshmërisë.

Kuvendi i LDK-së, tha Besian Mustafa, do ta ve ndos këtë me 355 delegatët e saj.

“Siç ndodh rëndom në Kryesi, pati diskutim të hapur dhe dmeokraiik, shterrje të debatit dhe analizë për rezultatit zgjeedhor, duke kulmuar edhe me deklarata të Abdixhikut 31 janar është caktuar data për thirrjen të Kuvendit. Në këtë Kuvend siç ka deklaruar ai, do të ofrojë dorëheqjen e tij, duke e lënë të lirë të vendosin ata, si organi më i lartë vendimarrës i LDK-së”, tha ai.

“Kryetari do të kërkojë votëbesim, 355 delegatë do të vendosin ata nëse kanë besim. Është kërkesë për votëbesim”, tha ai.

“Statuti i LDK-së njeh të drjeëtn e kryetarit për të kërkuar votëbesim. Delegatët e LDK-së, 355, do të vendosin si do ta trajtojnë këtë votëbesim. Duhet të ketë proces tjetër, për të ardhur te kandidaturat tjera. Shohim rezultatin me 31 janar pastaj diskutojmë. Kur kryetari kërkon votëbesim, kjo është procedura statutore që do të ndjeket”, tha ai.

Krerët më të lartë të LDK-së janë mbledhur sot për më shumë se tre orë.

(Mos)dorëheqja e Lumir Abdixhikut të Lidhjes Demokratike të Kosovës pas rënies së madhe zgjedhore në 13%, ka shkundur tryezën e Kryesisë së kësja partie.

Me një pjesë që kërkojnë dorëheqje të paprapakthim, dhe me një pjesë, mbështetës të Abdixhikut, që i qëndrojnë se dorëheqja duhe të jetë “ofrim” për t’i konfirmuar me votë në Kuvendin e LDK-së.

Kështu, rreth 350 delegatë të kësaj partie me duar lartë të miratojnë apo refuzojnë dorëheqjen e Abdixhikut nga posti i të parit të partisë.

Megjithatë, me ç’dihet, raporti “i forcave” duket të jetë në favor të Abdixhikut.

Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami dhe Lutfi Haziri, janë tre figurat më kyçe që duan dorëheqjen e paprakthim të Abdixhikut.

Bajrami veçse ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i Nënkryetares, ndërsa edhe Hoti ka paralajmëruar se do të bëjë të njëjtën gjë, nëse Abdixhiku “nuk reflekton”.

Qysh e “paragjykoi” Abdixhiku rezultatin?

Tash kur rinumërimi në qindra qendra të vendvotimeve shpërfaqi “vjedhje masive” të votave brendapartish dhe në mes të kandidatëve, Abdixhiku paralajmëroi pasoja dhe përgjegjësi politikë për ata që përcaktohen të kenë vjedhur vota.

Por, për këtë, tha ai, duhet pritur pas Kuvendit të LDK-së.

Kësisoji, me një mesazh, duke çuar edhe mesazhin se do të jetë vetë ai në krye të partisë për të nisur këtë përgjegjësi-dhënie mes manipuluesve zgjedhor.

Manipuluesit zgjedhor, Abdixhiku i tha për “të vjetrit” kundra “të rinjve”, duke iu referuar vjedhjes së votave të Paris Gurit, një figurë e re politike në LDK.

“Prandaj, pasoja do të ketë. Për to, na prisni pas Kuvendit. Përtej turpit publik dhe ligjit të Republikës, do të ketë edhe përgjegjësi politike brenda shtëpisë sonë. Ndërkohë, institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë pa vonesë dhe pa përjashtim. Përgjegjësi sipas ligjit, burg, për këdo që ka cenuar votën e lirë. Komisionerët manipulues kanë emra. Dihen të gjithë. Jepuni atyre dhe porositësve përgjigjen pa hezitim”, shkroi Abdixhiku.

Avokati Besnik Berisha, për të cilin thuhet jozyrtarisht se ka interesim të merr drejtimin e LDK-së, ka reguar ndaj Abdixhikut duke parë nga ky i fundit për synim të nisjes së një lufte të brendshme brendapatiae.

“Qenka nda LDK-ja ne ‘te vjeter’ e ‘te rinj’”, e nisi reagimin Berisha, duke lexuar pastaj se Abdixhiku ka punuar “fort këto ditë” për të pasë votë kundër dorëheqjes së tij në kuvend të LDK-së.

“Lumiri pardje serish e permendi doreheqjen, sot po paralajmeron “fshese” per te vjetrit. Pra, ose u pendu… ose e kuptoi qe Kuvendi s’ia "pranon", sepse ka punu fort keto dite dhe e ka mbush me duartrokites... Keshilla ime per Lumirin: Mire do ishte me ndale gojen, e me kontrollu doren. LDK eshte me e madhe se ambicia e kujdo qe deshtimin e shperndan tek antaresia, e meritat ia atribuon vetes”, shkroi ai.

Lajme të ngjashme