Jo 100 mijë, por mbi 200 mijë euro përfitoi nga institucionet OJQ-ja e gazetarit Blerim Haxhija - NACIONALE

Jo 100 mijë, por mbi 200 mijë euro përfitoi nga institucionet OJQ-ja e gazetarit Blerim Haxhija

9 muaj më parë

nga NACIONALE

100 mijë euro i ka përfituar një organizatë joqeveritare me emrin Cult Club në të cilën një prej themeluesve është ushtruesi i detyrës së kryeredaktorit të RTK-së, Blerim Haxhija.

Këto 100 mijë euro, sipas dokumenteve, janë të parapame për dy tri vitet e ardhshme.

Por, janë edhe mbi 100 mijë tjera, që kjo organizatë i ka marrë nga institucione të ndryshme shtetnore, përfshi Zyrën e Kryeministrit, në vitet e fundit.

Mbi 18 mijë euro, kjo OJQ i ka përfitu nga Zyra e Kryeministrit në vitin 2024, 30 mijë nga Ministria e Kulturës, e kështu me radhë. Rrumbullakësimi i shumës së parave prej vitit 2021 deri më 2024, shkon mbi 100 mijë.

***

Ua kanë nalë tagjinë - është një prej fjalive me të cilën shërbehet një pjesë e madhe e njerëzve në këto katër pesë vite, mes tyne edhe figura të pushtetshme për t’i ofenduar, kritikuar, nënvlerësuar e nëncmuar gazetarët dhe mediat me qasje kritike ndaj pushtetit.

Edhe vetë Kurti, kur e komenton kritikën e medias ndaj qeverisë së tij, mundohet ta përligj qasjen e tij ndaj mediave, pikërisht me pikën e ‘tagjisë’ ose financimit.

E kur jemi te financimi, gazetari Haxhija, përfituesi i mbi 200 mijë eurove me këtë OJQ-në në intervistën e famshme me Kurtin në RTK, e rrehë këtë temë në një moment. Nuk thotë ua ke ndalë tagjinë, ama qe qysh thotë i nderuari gazetarë:

“...Tani ishte një raport i Reporterëve pa Kufi, ai na nxori më keq se Serbia, më keq se Serbia, ku dihet në fakt në këto dy vende, mediat kontrollohen nga pushteti, është e qartë, është pranuar nga të gjithë... Kujtojmë se gjatë mandatit tuaj mediat nuk kanë marrë financim”.

Masi diskutojnë pak në këtë intervistë, për gazetarinë e marë, e profesionale e jo qesi që të sulmon, e ka edhe ni pjesë booooll emocionuese, zotni gazetar, kur folë diçka për mbushjen e xhepave nga praktika e politikës së kaluar në Kosovë.

Në të kaluarën ka pasur pazare ndër më të ndryshmet për pjesët e pushtetit, sepse lufta për pushtet është shumë e ashpër, për të ardh pastaj për të vjelë frytet e pushtetit, dhe jo gjithnjë në historinë politike të Kosovës kjo ka qenë për t’i shërbyer njerëzve, publikut, por për të mbushur gjepat e politikanëve, e njerëzve që kanë pasur pushtet. E shpresa tek ju është pikërisht se ju do i jepni fund kësaj praktike”.

E kur jemi te mbushja e xhepave, shumë mirë e tha sot një koleg nga RTK-ja, që na duhen minimunmi 15 vite punë për me i fitu 100 mijë euro.

Lajme të ngjashme