“U gjetën në frigorifer të pa mbuluara nga kamerat”, detaje të reja nga gjetja e një pjese të mostrave të Astrit Deharit - NACIONALE

“U gjetën në frigorifer të pa mbuluara nga kamerat”, detaje të reja nga gjetja e një pjese të mostrave të Astrit Deharit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazeta Nacionale mësoi pak më parë përmes burimeve të veta se janë gjetur një pjesë mostrave të ish-aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Deharit, të cilat ishin zhdukur në dhjetor të vitit të kaluar. Një burim brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) ka treguar për gazetën se mostrat janë kthyer në IML, ku kanë qenë më herët.

Sipas burimit të Gazetës Nacionale, mostrat janë gjetur në një objekt dhe janë kthyer aty ku kanë qenë më herët. “Janë gjetur disa mostra të Astrit Deharit. Ato janë gjetur në objekt dhe janë kthyer aty ku kanë qenë më herët”, ka thënë burimi. Megjithatë, nuk është dhënë ndonjë informacion shtesë rreth këtij objekti.

Burimi brenda IML ka treguar se për cilat mostrat bëhet fjalë. “Mostrat që janë gjetur janë të lukthit dhe të urinës. Kurse të gjakut mungojnë. Prokuroria sot ka qenë këtu dhe i ka marrë provat e nevojshme”, ka thënë i njëjti burim. Kjo informacion është shumë i rëndësishëm, pasi mund të ndihmojë në hetimin e rasteve të ndryshme gjyqësore në të cilat Astrit Dehari ka qenë pjesë e tyre.

Ndërkaq, zyra e Prokurorisë Speciale të Kosovës ka konfirmuar se janë marrë mostrat dhe se po vijon hetimi për këtë rast. Megjithatë, Prokuroria nuk ka dhënë ndonjë informacion shtesë lidhur me këtë rast.

Nacionale gjithashtu përmes burimeve mësoi se mostrat u gjetën dje në një frigorifer që nuk mbulohet nga kamerat e sigurisë.

"Komisioni per invertaizim i kanë gjetë tek një frigorifer që nuk është i mbuluar prej kamerave të sigurisë. Dje i kanë gjetë nga fundi i orarit të punës. Esenca është që frigoriferi nuk mbulohet prej kamerave. Një pjesë e mostrave janë gjetë, por jo të gjitha." - ka thënë burimi për Nacionalen.

Kujtojmë se zhdukjen e këtyre mostrave e kishte njoftuar Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhi.

Në një konferencë për media, ajo kishte thënë se menjëherë ka njoftuar prokurorinë për rastin.

Duke pasur parasysh ndjeshmërinë rastit, mbrëmë në orët e vona jam njoftuar që janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit, nga laboratori, kam njoftuar ushtruesin e kryeprokurorit Besim Kelmendi. Në rasat e epruveta kanë qenë 15 epruveta me gjakë, një e urinës dhe një epruvetë e lukthit”, ka thënë Haxhiu.

Lajme të ngjashme