Jahja Kokaj në fillim flet për vetëdijen, pastaj thotë se s’po e merr gjumi si pasojë e grevës - NACIONALE

Jahja Kokaj në fillim flet për vetëdijen, pastaj thotë se s’po e merr gjumi si pasojë e grevës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Vetëvendosjes, Jahja Kokaj, ka folur në seancën e Kuvendit të Kosovës rreth grevës në arsim.

Ai së pari foli pak në një analizë shkencore për vetëdijen.

“Unë dola me vetëdije, Por dikush mundet me pyet çka është vetëdija? Nuk e di. Nuk e di pasi nuk e dini as ju. Është dikund në kokë, ku janë edhe fijet nervore”, tha Kokaj, transmeton Nacionale.

“S’më merr gjumi natën kur e nij konsekuencën që do ta kemi në brezat tanë. Fëmijët tanë qe 3 javë janë jashtë shkollave”, tha më tutje Jahja Kokaj.

Ai tha se greva po ndikon në gjendjen e fëmijëve.

“Grevën është mirë ta ndërprejmë sot pasdite. Ta ndërpresin grevën. Kam një lutje të sinqertë që ta ndërpresim. Kjo është fjalë goje. Nëse e thua në mënyrë konkrete, meqënse dobësohen aftësitë kognitive, që rezulton me dëmtimin e personalitetit”, theksoi deputeti i VV-së, Jahja Kokaj.

Lajme të ngjashme