Institucionet e Shtimes diskutojnë masat për rastin e dhunës mes nxënësve pas raportimit të Nacionales - NACIONALE

Institucionet e Shtimes diskutojnë masat për rastin e dhunës mes nxënësve pas raportimit të Nacionales

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pas raportimit të Nacionales për sjelljet problematike të një 12-vjeçari në Komunën e Shtimes, institucionet e Shtimës janë mbledhur për të diskutuar masat e mundshme për trajtimin e situatës.

Takimi, siç njoftoi Komuna e Shtimës, përfshiu përfaqësues të policisë, arsimit, shëndetësisë dhe Qendrës për Punë Sociale.

Në njoftim u bë e ditur se në fokus të diskutimeve ishte gjetja e një zgjidhjeje afatgjatë për rastin e nxënësit S.S., ndërsa u diskutuan sjelljet e tij problematike dhe dhuna e dokumentuar ndaj bashkëmoshatarëve.

"Gjatë këtij takimi u diskutua për sjelljet e përsëritura problematike të nxënësit S.S., i cili, pavarësisht ndëshkimeve të ndërmarra nga Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) dhe vërejtjeve të dhëna nga shkolla, vazhdon të shkaktojë incidente serioze. Përfaqësuesit e institucioneve nënvizuan se rasti i tij është referuar disa herë edhe në polici dhe QPS, por, për shkak të moshës së mitur të nxënësit, masat ndëshkimore ligjore nuk mund të zbatohen në tërësi." - thuhet mes tjerash në njoftim.

Kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, ka kërkuar "angazhim të shtuar nga të gjitha institucionet për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme."

Lajme të ngjashme