Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka mbyllur 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate - NACIONALE

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka mbyllur 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, i cili vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka mbyllu sot 30 qendra masazhi dhe lokale me muzkë natë.

Përmes një njoftimi për media, ministria ka treguar se mbyllja e këtyre lokale ka ndodhur për shkak të mos regjistrimit të bizneseve, si dhe mungesës së pëlqimit për plotësimin e kushteve minimale teknike në bashkëpunim më Policinë e Kosovës.

“Aksioni i përbashkët ka rezultuar me inspektimin e 114 subjekteve ekonomike, përkatësisht 67 operatorëve ekonomikë që ushtrojnë veprimtari tregtare - aktivitete të mirëmbajtjes trupore (qendra masazhi), 47 operatorë ekonomik që ushtrojnë veprimtari tregtare dhe aktivitete tjera të argëtimit e rekreacionit (muzikë nate). Inspektorët e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut konform kompetencave të tyre ligjore, kanë bërë mbyllje të përkohshme të 30 operatorëve ekonomikë në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Kjo mbyllje është për shkak të mos regjistrimit të bizneseve, si dhe mungesës së pëlqimit/aktvendimit për plotësimin e kushteve minimale teknike”, është thënë në njoftim, duke treguar masat ndëshkuese ndaj lokale në fjalë.

“Ndaj operatorëve ekonomikë që ushtronin veprimtarinë e tyre në kundërshtim me ligjin, janë shqiptuar 33 masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi. Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut konform kompetencave ligjore që ka, do t'i vazhdojë inspektimet edhe ditëve në vijim dhe nëse konstatohen shkelje do të ndërmerren masa për ndalim të ushtrimit të veprimtarisë”, është thënë në njoftim.

Lajme të ngjashme