Injorimi nga Kurti, Rama e quan “habi dhe absurd” refuzimin për të komunikuar: Kosova të dalë nga kjo ngecje - NACIONALE

Injorimi nga Kurti, Rama e quan “habi dhe absurd” refuzimin për të komunikuar: Kosova të dalë nga kjo ngecje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ishte në Prishtinë dhe nuk u prit nga homologu i tij, ndonëse për nga vendndodhja ishin dy ndërtesa afër njëra tjetrës. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u refuzua nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Krejt kjo në dritën e tensioneve të fundit në pjesën veriore të vendit, ku Rama morri anën e bashkësisë ndërkombëtare në gjykimin për ngjarjet atje. Kurti, në anën tjetër, nuk e mirëkuptoi, andaj edhe s’e priti. Por, vizita e tij e sotme, siç tregoi ai, ishte si parapërgatitje e Procesit të Berlinit, Samiti i rradhës i të cilës mbahet në Tiranë, nismë kjo e cila kaherë ka gjetur mbështetje të madhe te Kurti përkundër asaj të "Ballkanit të Hapur".

Në një intervistë në “Rubikon”, Rama do të shpjegohej për krejt këtë – pse dhe si. Por, gjatë tërë intervistës, refuzimin e Kurtit për të komunikuar do ta quante “të habitshme”, “të hatashme” por edhe “absurde”.

Rama në rend të parë shpjegoi se natyra e tij e vizitës dy ditore nëpër kryqytetet e Ballkanit Perëndimor ka ardhur si parapargëtitje – por edhe si hartim të një raporti – për Samitin e Procesit të Berlinit që mbahet sivjet në Tiranë. Duke qenë se Kosova është pjesë e kësaj nisme, Rama tha se “e kam të vështirë ta kuptoj” se si do ta shkruaj në raport, i cili u dërgohet kancelarive perëndimore, se Kosova nuk deshti të komunikojë.

Rama tha se do t’i mbledh opinionet e vendeve ballkanase për të formuar një qëndrim të përbashkët para Samitit të Tiranëas. E këtu te Kosova, ai u ndal në “habi”.

Është shumë e habitshme se kjo mundësi vështirësohet në komunikimin këtu në Kosovë, ndërkohë që Kosova ashtu si vendet e tjera e mbase edhe më shumë se nvednet e tjera, sot më shumë se kurrë ka nevojë të delë nga kjo impasse”.

E krejt kjo, u kujdes të potencojë ajo, s’ka të bëja thjesht me marrëdhëniet ndërqeveritare shqiptaro-kosovare. “Jam përpjekur të komunikoj, por ka qenë e vështirë”.

Ai madje, për të shënuar një efekt goditës me fjalinë e tij, tha se “as në rininë time nuk i kam shkuar prapa një xhuliete indiferente me aq shumë kërkesa sa i kam bërë personalisht albinit për këtë takim”.

Kam ardhur këtu për një proces që të gjithë duan të marrin pjesë. Kam folur me Presidenten, por ajo është Presidente. Kryetarin e Kuvendit gjithashtu, është djalë simpatik, por ai s’ka lidhje fare me këto time”.

Tutje, ai kritikoi edhe “hatërmbetjen” për anulimin e mbledhjes së dy qeverive, që “i ka ngelur” Kryeministrit të Kosovës.

Për këtë takim sepse është pjesë e një procesi ku Kosova është aty si një nga 6 vendet. Se kuptoja dot se si do ta shkruara në raportin për Berlinin se si nga Kosova nuk kemi ndonjë material as propozim sepse skemi asnjë komunikim".

"Është absurde. ‘Më ka ngel hatri nga anulimi i mbledhjes së dy qeverive’. Por në rregull, si t’ia bëjmë? Ta lëmë Kosovën pa asnjë zë në raportin te kancelaritë, me këto vizita dy ditore? Mua më duket absurde. Prandaj i jam drejtuar në mënyrë shum të përsëritur Albinit. Është e rëndësishme ta bëjmë këtë takim, më thuaj Po ose Jo”, shtoi Rama.

Rama gjithashtu u ndal te ajo edhe se çfarë i kërkuar Kurtit në kohën më të madhe të tensioneve, ku i mbarë komuniteti Trans-Atlantik i kishte drejtuar gishtin atij për ta fajësuar; situatë kjo që kishte shpier edhe në anulimin e mbledhjes vjetore të dy qeverive.

Kam dashur t’ia përcjell disa shqetësime, kam dashur që të lehtësoj pozicionin e Kosovës, gjë që e kam kërkuar nga Borrell duke i kërkuar që të shtyjë disa ditë nxjerrjen e masave, në një përpjekje për të kuptuar më mirë sitautën të gjitha palët”, tha ai, derisa shtoi edhe se “unë ia kam thënë që ne nuk mund të sillemi sikur asgjë nuk po ndodh dhe të bëjmë një mbledhej sikur çdo gjë po shkon për mrekulli, sepse nuk është kështu”.

Rama, tha askush nga aleatët strategjikë nuk i ka kërkuar Kurtit që mos luftojë bandat. Por, se i kanë kërkuar t’i qëndrojë marrëveshjes e cila, siç tha ai, “e çliron Kosovën nga zona e hijeve e mosnjoheve nga gjysma e botës, dhe nga pesë të BE-së”.

Lajme të ngjashme