Imamoviq pas takimit me Kurtin: U përpoqëm që të takohemi edhe me Vuçiqin, por ishte e pasuksesshme - NACIONALE

Imamoviq pas takimit me Kurtin: U përpoqëm që të takohemi edhe me Vuçiqin, por ishte e pasuksesshme

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti boshnjak i Kuvendit të Serbisë, Enis Imamoviq ka folur pas takimit me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku ka thënë se kanë biseduar për parimet themelore të marrëveshjes.

Imamoviq ka shkruar në Facebook se kanë bërë përpjekje më parë që të takohen edhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por që ka qenë e pamundur.

Pas një përpjekjeje të pasuksesshme për të biseduar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Kuvendin e Serbisë dhe për të mësuar prej tij përmbajtjen e projektmarrëveshjes franko-gjermane (evropiane), sot jemi me kryeministrin e Kosovës z. Albin Kurti folëm për parimet themelore. të marrëveshjes dhe përcollëm mendimin tonë për të. Në një takim me z.Kurtin kemi shprehur interesim dhe vullnet që përmes këtij dokumenti të krijojmë garanci për zgjidhjen e problemeve të boshnjakëve dhe shqiptarëve në Serbi.” – ka shkruar ai.

Ai ndër të tjera ka shkruar se qëllimi i tij është të bisedojmë me të gjithë aktorët dhe vendimmarrësit në këtë proces të normalizimit të marrëdhënieve.

Qëllimi ynë është të bisedojmë me të gjithë aktorët dhe vendimmarrësit në këtë proces të normalizimit të marrëdhënieve dhe mundësive në rajon dhe në këtë drejtim të inicojmë takime me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare. Ne do të ritheksojmë edhe një herë gatishmërinë dhe kërkesën për të diskutuar këtë temë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me shpresën se ai do të jetë i gatshëm të dëgjojë pikëpamjet dhe kërkesat tona për këtë çështje.” – ka shkruar Imamoviq.

Lajme të ngjashme