Ideatorët e platformës “Liria Ka Emër”: Të marshojmë të gjithë bashkë për Drejtësi - NACIONALE

Ideatorët e platformës “Liria Ka Emër”: Të marshojmë të gjithë bashkë për Drejtësi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ideatorët e platformës “Liria Ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë falënderuar të gjitha ata që kanë përkrahur nismës e tyre.

Në një konferencë për media, një ditë para mbajtjes së “Marshit për Drejtësi, ata kanë ftuar gjithë qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë në këtë marsh.

Deputetja Eliza Hoxhaj ka thënë se marshi është për ata që dikur marshuan për liri.

E vërteta e luftës së UÇK-së është e vërteta e secilit prej nesh është e vërteta e shtetit të Kosovës. Për historinë që nuk mund të rishkruhet. Ju ftojmë që me 2 Prill nga ora 14:00 të takohemi tek sheshi “Zahir Pajaziti” dhe të marshojmë drejt sheshit “Skenderbeu”, ka thënë Hoxha.

Ajo ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështet këtë marsh.

Falënderojmë: Organizatën e Veteranëve, të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës UÇK-së, Të burgosurit Politikë, Shoqatat e familjarëve të të pagjeturve, Të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, Partitë Politike joshumicë, Deputetët e Kuvendit të Kosovës, Bashkësitë Fetare, Klubet dhe tifozeritë sportive, Sindikatat e punëtorëve, Forumet rinore dhe organizatat studentore të të gjitha Univeristeve të Kosovës, Komunitetin Kulturor dhe artistik, Aleancat e Bizneseve dhe Odat Ekonomike, Komunat e Kosovës, Kryetarët e Komunave, Nënkryetarët, Drejtorët, Asamblistët dhe Administratën e tyre, Përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë, Përfaqësuesit e kompanive transportuese, Shtypshkronjat që kanë ndihmuar, Gazetarët, analistët, mediat dhe përfaqësuesit e tyre, Influencerët, Zjarrëfikësit, Policinë e Kosovës, Shoqatën e TMK-së, Përfaqësuesit e të gjitha partive politike shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo.

Kurse, Ismail Tasholli ka thënë se e vërteta për UÇK duhet të ruhet.

Siç e dini, e kemi për mision e qëllim qytetar, që dinjitetin dhe të drejtën tonë ta mbrojmë me përkushtim, Në këtë rast, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, trashëgiminë e saj historike dhe luftën tonë heroike. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të imponuar dhe të drejtë për mbrojtjen e jetës së njerëzve, pronës dhe për lirinë e vendit tonë. Këtë të vërtetë duhet ta ruajmë gjithë, sepse është një e vërtetë e çdonjërit. Është e vërteta e Kosovës së djeshme, e të sotmes dhe e Kosovës të së nesërmes”, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme