I xhiruan deputetët si e kalojnë kohën në seanca: Kuvendi i largon mediat për një metër nga zona e kamerave
Ballkoni i Kuvendit ka shërbyer përherë si vend i mediave. Aty janë pozicionuar kamera, të cilat në momente të ndryshme kanë xhiruar deputetë teksa bëjnë veprime të ndryshme gjatë seancave.
Komunikime me sms, lojëra të ndryshme në telefon kanë qenë këto pamjet që mediat përfshirë Nacionalen, kishin siguruar të deputetëve gjatë seancave.
Megjithatë, kjo tash do të jetë e pamundur. Kjo pasi Zyra e Kryetarit të Kuvendit ka vendosur që t’i largojë për një metër deputetët nga ballkoni i Kuvendit.
Kështu ka bërë të ditur ekipi i Nacionales që gjendet në vendin sallën e seancave.
Nuk dihen ende arsyet e vendimit, megjithatë bëhet e ditur se kjo vjen pas pamjeve të mediave të deputetëve teksa bëjnë veprime të ndryshme.
Pamjet:


