"I hatashëm dhe i habitshëm refuzimi për të komunikuar": Rama flet për mospritjen nga Kurti - NACIONALE

"I hatashëm dhe i habitshëm refuzimi për të komunikuar": Rama flet për mospritjen nga Kurti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në një intervistë në “Rubikon” tha se ka “të vështirë ta kuptoj” dhe se është “tejet e habitshme” refuzimi i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, “që të komunikojë” dhe atë për shkak se në vizitën e tij ka ardhur në dritën e parapërgatitjeve të dy samiteve të rëndësishme që mbahen në vijim: Samitin e Tiranës për Procesin e Berlinit dhe Samiti të NATO-s ku pashmangshmërisht do të raportohet për tensionet në veri.

Është shumë e habitshme se kjo mundësi vështirësohet në komunikimin këtu në Kosovë, ndërkohë që Kosova ashtu si vendet e tjera e mbase edhe më shumë se vendet e tjera, sot më shumë se kurrë ka nevojë të delë nga kjo impasse”.

Në anën tjetër kemi Samit të NATO-s ditëve në vijm. Ne jemi anëtar të NATO-s, dhe në NATO është e pashmangshme që të trajtohet edhe kjo temë, e befasishme për ta, por reale edhe konkrete por që vjen edhe si një temë e kërcënimit të sigurisë, si pasojë e këtyre ngjareve në veri”.

Në dritën e këtyre dy ngjarjeve, që ai thotë të kenë qenë edhe arsyeja e vizitës së tij në kryeqytetet e rajonit, “është e hatashme që të mos ketë komunikimin”.

Duke folur për anulimin e mbledhjes së qeverive shqiptare dhe kosovare, Rama tha se e ka bërë për shkak se situata ka qenë e vështirë dhe se ka dashur të komunikojë me Kosovën për të dalë nga kriza. Dhe se madje, edhe Borrellit i ka kërkuar shtyrjen e masave.

Kam dashur t’ia përcjell disa shqetësime, kam dashur që të lehtësoj pozicionin e Kosovës, gjë që e kam kërkuar nga Borrell duke i kërkuar që të shtyjë disa ditë nxjerrjen e masave, në një përpjekje për të kuptuar më mirë sitautën të gjitha palët”.

Unë ia kam thënë që ne nuk mund të sillemi sikur asgjë nuk po ndodh dhe të bëjmë një mbledhej sikur çdo gjë po shkon për mrekulli, sepse nuk është kështu”.

Lajmi në përditësim...

Lajme të ngjashme