Raportohet se është gjetur i vdekur i dyshuari që plagosi dy gra në Fushë-Kosovë - NACIONALE

Raportohet se është gjetur i vdekur i dyshuari që plagosi dy gra në Fushë-Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

I dyshuari për plagosjen e dy grave në Fushë-Kosovë, raportohet se ka vdekur në rrethana të dyshimta.

Indeksonline, duke cituar burime, raporton se i njëjti është gjetur pa shenja jete në Fushë-Kosovë dhe se kishte plagë në trup.

Nacionale ka kontaktuar policinë e Kosovës, por të njëjtit deri në këto momente nuk kanë dhënë detaje.

Ndërkohë, detaje për gjendjen shëndetësore të dy grave që u plagosën, më herët ka dhënë për Nacionalen mjeku i Klinikës Emergjente në QKUK, Ejup Govori.

“Bëhet fjalë për du të plagosura, paciente të gjinisë femërore viti i lindjes 1959 dhe 1979. Relacioni është nënë dhe bijë. Gjendja e tyre është stabile. Gruaja më e moshuar ka lëndime më serioze në bark dhe ekstremitetet e mëposhtme. Ajo do t'i nënshtrohet një operacioni. Si nga ana e kirurgut abdominal edhe ortopedi. Në anën e djathtë ka një frakturë të ekstremitetit të poshtëm,”- i tha doktori Nacionales.

Lajme të ngjashme