I dyshuari për plagosjen e dy grave në Fushë-Kosovë në arrati, Prokuroria jep detaje - NACIONALE

I dyshuari për plagosjen e dy grave në Fushë-Kosovë në arrati, Prokuroria jep detaje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore ka dhënë detaje në lidhje me rastin ku dyshohet se janë plagosur dy gra në Fushë-Kosovë.

Prokuroria nëpërmjet një njoftimi për media ka bërë të ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar në drejtim të veprave penale “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje

Ju njoftojmë se me të pranuar informatën, prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes me njësite e tjera relevante, ku sipas informatave fillestare mund t’iu njoftojmë se nga të shtënat me arme zjarri nga një i dyshuar, janë plagosur dy femra të cilat janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor” thuhet në njoftim.

Tutje, në të njëjten kumtesë theksohet se Prokuroria në koordinim me Policinë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nëvojshme.

Ne koordinim me Policinë janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sigurimit të prezencës së të dyshuarit në procedure penale, si dhe për t’i ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti”, thuhet tutje në njoftim.

Lajme të ngjashme