Hysen Durmishi një vit pasi erdhi në pushtet trashëgoi katër livadhe, një arë, një rrugë e një truall - NACIONALE

Hysen Durmishi një vit pasi erdhi në pushtet trashëgoi katër livadhe, një arë, një rrugë e një truall

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Durmishi ka deklaruar katër livadhe në vlerë 63 mijë e 658 euro, arë në vlerë 22 mijë e 210 euro, rrugë në vlerë 22 mijë e 150 euro, truall në vlerë 27 mijë e 800 euro dhe banesë në vlerë 37 mijë euro.

Dumishi ka deklaruar edhe një veturë të tipit Nissan, të blerë në vitin 2021, në vlerë 23 mijë e 700 euro.

Zëvendësministri Durmishi ka deklaruar gjithashtu edhe para të gatshme në vlerë 3 mijë e 228 euro.

Durmishi ka deklaruar edhe pagën nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit 16 mijë e 735 euro neto, si edhe pagën e bashkëshortes në vlerë 1 mijë e 271 euro.

Lajme të ngjashme