Hykmete Bajrami: Do ta padis Dejona Mihalin
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka njoftuar se do të ushtrojë padi ndaj Dejona Mihali, koordinatores së komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Bajrami i ka reaguar Mihalit pasi kjo e fundit e lidhi me një biznes.
“Tash po dihet adresa e saktë e shpifjeve dhe fushatave kundër meje. Dhe, jam e lumtur që nga nëntoka doli dhe tash e di adresen e shpifjeve, që bëhen që tri vite. Unë do të ushtroj padi ndaj zonjës Mihali për shpifje. E di që nuk e ka problem të shpifë zonja Mihali por le të vendosë gjykata mbi pretendimet e saj. Le t'i prezantojë faktet për çfarëdo që ka për mua prej fabrikave të armëve e deri te kompanitë farmaceutike.” – ka shkruar ajo.
Bajrami ka mouar të ketë lidhje me ndonjë biznes:
“Nuk ju friksohem dhe nuk do të zbrapsëm, kot e keni.
Nuk kam lidhje biznesi me Riga Farm, nuk kam pasë, nuk me lidhë asgjë me sektorin e farmacisë as me çmimet e produkteve farmaceutike, këto janë shpifje dhe vetëm shpjfje.
Këtë gënjeshtër e flisni që 3 vite, por se keni thënë publikisht andaj edhe s'kisha mundësi të ju padisë më herët.Fushatën linçuese po del se e keni udhëhequr ju zonja Mihali. Prandaj edhe me juve kërkoj përballje.” – ka thënë ajo.
Bajrami ka kërkuar nga Mihali të tregojë se pse u ftua nga Prokuroria Speciale për korrupsionin në KEK.
Postimi i plotë: