Hoxhaj prezanton prioritetet e politikës së jashtme: Anëtarësimin në KiE, OBSH dhe agjenci të OKB-së - NACIONALE

Hoxhaj prezanton prioritetet e politikës së jashtme: Anëtarësimin në KiE, OBSH dhe agjenci të OKB-së

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Enver Hoxhaj i Partisë Demokratike të Kosovës ka treguar prioritetet dhe objektivat e vet paszgjedhore për politikën e jashtme të vendit.

Iu referua përvojës dhe suksese të tij si ish-kryediplomat, gjatë të cilës kohë Kosova ishte anëtarësuar në një numër të madh organizatash më të rëndësishme ndërkombëtare.

“Kam shkuar në kryeqytete ku nuk hyn kushdo. Në salla ku vendimet nuk shpallen, por merren. Jo për protokoll, por për anëtarësime. Si ministër i jashtëm, kam anëtarësuar Kosovën në organazitat më të rëndësishme ndërkombëtare, aty ku shtetet maten me peshë, jo me retorikë. Tani beteja vazhdon. Objektivi ështl konkret, anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, në OBSH, në agjencione të tjera të OKB-së. Sepse anëtarësimi është sovranitet shtetëror. Kosova duhet ët jetë pjesë e vendimarrjes ndërkombëtare, për fatin e saj”, tha Enver Hoxhaj.

Lajme të ngjashme