Hoxhaj: Është jetike për Kosovën të kemi një qeveri stabile pas 17 shkurtit - NACIONALE

Hoxhaj: Është jetike për Kosovën të kemi një qeveri stabile pas 17 shkurtit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në prag të 17-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, përmes një video-adresimi, ka theksuar rëndësinë e një qeverisjeje stabile dhe orientimin strategjik të vendit drejt NATO-s.

Sipas Hoxhajt, në një kohë sfidash të shumta për rajonin, Kosova duhet të ketë një udhëheqje të qëndrueshme që garanton rrugën e saj euroatlantike.

“Është jetike për Kosovën, në një botë e cila luftën e sheh si të besueshme dhe të pashmangshme ku përdorimi i luftës dhe dhunës për të arritur qëllimet e politikës së jashtme duket legjitim, ku e drejta ndërkombëtare është zëvendësuar me ligjin e të fortit dhe të xhunglës, ne ta kemi një qeveri qeveri stabile pas 17 shkurtit”, ka thënë Hoxhaj mes tjerash.

Në mesazhin e tij, ai përsëriti se anëtarësimi në NATO duhet të jetë prioritet kryesor për të ardhmen e sigurisë dhe zhvillimit të Kosovës.

“E vetmja ide që duhet të jetë bosht i zhvillimit tonë, është anëtarësimi në NATO”, ka thënë Hoxhaj.

Lajme të ngjashme