Haxhiu, Kusari, Basha bërtasin para gazetarëve: S'tregojnë pse s'e votuan raportin, kur patën mundësi
Anise pati mundësi të votojë raportin e Komisionit për verifikimin e mandatave, duke marrë parasysh se prezentë ishin 100 deputetë në sallën e Kuvendit të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje nuk e bëri një gjë të tillë duke e shtyrë krejt këtë proces kështu edhe për 48 orë të tjera.
Deputetët e partisë së parë folën me tone të ashpra para gazetarëve, me Albulena Haxhiun, Mimoza Kusari – Lilën dhe Dimal Bashën që s’u përgjigjen në pyetjen kryesore.
Gazetarja e Nacionales, Besarta Hoti i pyeti ata se a ishin në dijeni që me 52 vota, do të kalohej kjo procedurë.
Këtu, ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u përgjigj:
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të ketë unifikim të qëndrimeve të grupeve parlamentare”.
Mimoza Kusari – Lila e Alternativës po ashtu refuzoi të jepte përgjigje konkrete, duke përmendur zgjedhjet e reja.
“Shiqoni, edhe një herë, në aspektin procedural, ju lutem a ka mundësi që ta kthejmë aty ku shimica e pyetjeve janë, raporti s’u rikthye në votim për arsye se ka pasë kuorum, por ai është rrëzu me votë, për procedurën tutje duhet të deklarohet, nuk mundemi me e thënë hidheni në votim”
Ne kishim kuorum, dokumenti është rrëzu, tani nëse opozita nuk dëshiron të bisedojmë fare, atëherë po mbesim kështu, ose po drejtohemi në zgjedhje të reja” – tha ajo, transmeton Nacionale.
Dimal Basha ndërkaq nuk u përgjigj fare në asnjë prej pyetjeve, duke bërtitur para gazetarëve në lidhje me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Unë mendoj që një problem është te LDK, për mosvotimin e verifikimit të mandatave, ata janë të vetmit që kemi dhënë dëshmi që kanë vjedhë vota, kanë deputet jolegjitim në këtë Kuvend, ka njerëz që janë votu e qëndrojnë jashtë.
Prokuroria duhet me bë punën e vet, me i dënu me burg ata që janë këtu, pastaj me pru një Kuvend edhe më legjitim” – tha ai.
Theksojmë se kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka njoftuar se sërish do të ketë pauzë.
Ai ka njoftuar se përpjekja e radhës do të bëhet të shtunën.
“Takimi shpërfaqi qëndrimet aktuale të tyre. Pati përfaqësues që braktisen konsultimet. Fatkeqësisht, nuk pati konsensus. Seanca do të vazhdojë brenda 48 orëve, në orën 12, më 19 prill 2025, me shpresë se deri atëherë do të këtë pajtueshme” – u shpreh Dehari.