Haxhiu e godet Prokurorinë për bastisje në ministrinë e Pecit: Mjafton një lajm në portale, spektakël - NACIONALE

Haxhiu e godet Prokurorinë për bastisje në ministrinë e Pecit: Mjafton një lajm në portale, spektakël

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ashpër pas bastisjeve të djeshme në Ministrinë e Bujqësisë.

Ajo këtë e ka quajtur spektakël.

Postimi:

Qindra dosje me dyshime për korrupsion e keqpërdorime të detyrës zyrtare janë dërguar në prokurori nga Qeveria jonë. Prokuroria asnjë veprim. Asnjë bastisje nëpër institucione pas atyre denoncimeve që i kemi bërë. Heshtje totale.

Por mjafton një lajm diku në portale, e menjëherë vrapohet me bastisje në Ministri. Portale e gazeta ka pasur tash e sa kohë, por çështja është a kishte ato kohë Prokurori?!. Përgjigjen e dimë të gjithë.

Keqpërdorimet, abuzimet, e shkatërrimet e ndërmarrjeve publike sikurse edhe pasurimi i pajustifikueshëm i zyrtarëve të lartë ka ndodhur para syve të Prokurorisë.

Drejtësia s’duhet të jetë selektive. Aq më pak spektakël.

Lajme të ngjashme