Hashim Thaçi pritet me entuziazëm, qytetarë të shumtë mblidhen në QKUK për ta parë
Gjykata Speciale sot i ka lejuar Hashim Thaçit një vizitë humanitare në Kosovë, për të parë babanë e tij, i cili është në një gjendje të rëndë shëndetësore.
Arritja e ish-presidentit të Kosovës në Prishtinë është realizuar nën masa të rrepta sigurie.
Tek klinika Interne e QKUK-së, ku po mbahet babai i Thaçit, ish-presidenti është sjell nga një eskortë e veturave të EULEX-it dhe numër të madh të policëve.
Arritje e Thaçit në Kosovë është pritur me entuziazëm të madh nga qytetarët.
Publikimi i lajmit për aderimin e tij bëri që shumë qytetarë të mblidhen para klinikes ku do të hynte ish-kryeministri i Kosovës.
Dalja nga makina dhe ngjitja shkalleve të klikës u përcoll me ovacione nga qytetarë. Derisa këta të fundit thërrisnin emrin e tij dhe të UÇK-së, ish-presidenti ngriti dorën lartë për t`i përshëndetur.
Prej disa orësh, ai ndodhet në klinikën Internet ë QKUK-së ku prej javësh është i shtrirë babi i tij.
Derisa ai po qëndron në ambientet e klinikes, numrin i qytetarëve dhe mediave që janë grumbulluar në oborrin e QKUK-së është rritur.
Ai do të qëndroi në Kosovës për disa orë, derisa pasdite pritet të rikthehet serish në Hagë, ku se bashku me ish-krerët e tjerë të UÇK-së prej vitesh po mbahen në Hagë.
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara, Michael Doyle, ka bërë me dije se për arsyeje humanitare sot është lejuar vizita e ish-presidentit Hashim Thaçi në Kosovë.
Sipas tij, gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhoi këtë vizitë.
“Po mund ta konfirmoj. Për arsye detyruese humanitare, Trupi Gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin që të jetë me babain e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara”, është thënë në përgjigjen e Speciales, raporton Klan Kosova.
Deri në realizimin e kësaj vizite, Thaçit i janë refuzuar disa kërkesa.
Më 14 shkurt 2025, Hashim Thaçi e bëri kërkesën e katërt në Gjykatën Speciale për ta vizituar babanë në gjendje të rënduar shëndetësore.
Aty ish-presidentin Thaçi kishte treguar gatishmëri për të respektuar të gjitha procedurat që kërkohen.
“Z. Thaçi thekson se gjendja shëndetësore e babait të tij “tash është përkeqësuar më tej, [REDAKTUAR]. z. Thaçi thekson se ai është diagnostikuar me [REDAKTUAR] dhe se mjeku i tij trajtues ka konstatuar se [REDAKTUAR]”, thuhet në dokumentin e Gjykatës Speciale.
“Z. Thaçi pohon se ai [REDAKTUAR] dhe për ngushëllim [REDAKTUAR]. 9 Z. Thaçi kërkon që vizita të bëhet në prani të [REDAKTUAR]”, thuhet më tutje.
Thaçi ka shprehur gatishmëri për t’i respektuar të gjitha masat e Gjykatës Speciale, vetëm që ta realizojë vizitën.
“Z. Thaçi pohon se nuk ka kundërshtim që t'i nënshtrohet masave të njëjta logjistike dhe kushteve të sigurisë që i ishin vendosur kur ai më parë ishte liruar përkohësisht në bazë të vendimeve të nxjerra nga Trupi Gjykues II ('Trupi'), 11 dhe thekson se [REDAKTUAR]”, thuhet në dokument.