Haradinaj takon emisarin amerikan: Mbështetja e ShBA-së për Kosovën vazhdon përkundër vështirësive që i ka shkaktuar qeveria
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka treguar për takimin që e ka pasur sot me Zëvendës ndihmës Sekretari i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.
Në profilin e tij në “Facebook”, Haradiaj ka shkruar se diplomatin amerikan e ka falënderuar për mbështetjen për Kosovën.
I pari i AAK-së ka vlerësuar se mbështetja e fuqishme e ShBA-së ndaj popullit të Kosovës vazhdon përkunder vështëresieve që i ka shkaktuar Qeveria e Kosovës.
“Sot në ambasadën amerikane takuam Zv. ndihmës Sekretarin e Shtetit, z. Alexander Kasanof. Shfrytëzova rastin që në takim t’i falënderoj z. Kasanof dhe Ambasadorin z. Hovenier për angazhimin e tyre ndaj Kosovës. Mbështetja e fuqishme e ShBA-së ndaj popullit të Kosovës vazhdon përkundër vështirësive të panevojshme që i ka shkaktuar qeveria. E vetmja rrugë për të arritur synimet tona si shtet, është bashkëpunimi dhe partneriteti me SHBA-të, si aleati ynë strategjik dhe i përjetshëm”, ka shkruar Haradinaj.