Haradinaj kujton masakrën e Izbicës: Atë ditë armiku nuk e kurseu as Dafinën 6 muajshe - NACIONALE

Haradinaj kujton masakrën e Izbicës: Atë ditë armiku nuk e kurseu as Dafinën 6 muajshe

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar masakrën e Izbicës.

Ai ka bërë me dije se 24 viteve forcat serbe kanë kryer ndër masakrat më të mëdha të kryera në Kosovë, duke vrarë gra, fëmijë dhe pleq.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se atë ditë forcat serbe nuk kanë kursyer as Dafinën 6 muajshe, eshtrat e së cilës janë mbajtur për 18 vjet në Serbi.

24 vjet më parë, ngjau një ndër masakrat më të mëdha të kryera nga forcat serbe gjatë luftës. Më 28 mars 1999, në fshatin Izbicë forcat ushtarake e policore të Serbisë, vranë mizorisht 147 shqiptarë të pafajshëm. Atë ditë, armiku nuk kurseu as gratë, fëmijët e pleqtë - as Dafinën 6 muajshe, eshtrat e së cilës u mbajtën për 18 vjet në Serbi. Masakra e Izbicës e shumë të tjera që kanë ndodhur në tokën tonë, janë një dëshmi e rrugës tonë drejt lirisë, një rrugë plot vuajtje e sakrifica. Sot, kujtojmë të gjithë ata që humbën jetën në këtë masakër, duke nderuar sakrificën e tyre, e cila u bë themel i lirisë që e gëzojmë sot”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme