Haradinaj: Kosova nuk do të rrëshqasë në autokraci e diktaturë - i përmend edhe zgjedhjet - NACIONALE

Haradinaj: Kosova nuk do të rrëshqasë në autokraci e diktaturë - i përmend edhe zgjedhjet

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, e njeh vetëm politikën arbitrare, shantashuzese e uzurpuese. Por që sipas tij Kosova nuk do të rrrëshqas në autokraci e as diktaturë lindore. Ai tutje ka thënë se nëse Kurti nuk mundet t’i konstituoj institucionet, shkojmë aty ku “pushtetin do t’ia kthejmë sovranit – e aty mashat do të digjen”.

E plotë:

Politikat bllokuese, shantazhuese dhe uzurpuese janë kryefjala e Albin Kurtit. Pezullimi i seancës në mënyrë arbitrare, edhe pse ishin numrat për vazhdim, e shfaq edhe një herë qartë se kush janë këta njerëz që e mbajnë peng Kosovën tash e më shumë se katër vjet.

Kosova dhe karakteri i saj parlamentar, demokratik dhe properëndimor nuk do të rrëshqasin për shkak të tekeve dhe dëshirave autokratike e diktatoriale të lindjes.

Është fare e thjeshtë:

Dorëhiqu – nuk mundesh t’i kesh dy pozita.

Propozojeni dhe formojeni kryesinë e Kuvendit.

Formo Qeverinë.

Nëse nuk mundesh – ik, lësho rrugë.

Përndryshe, pushtetin do t’ia kthejmë sovranit – e aty mashat do të digjen.

Lajme të ngjashme