Haradinaj: Edhe une u kercënova me jetë, por s'e kam alarmuar opinion publik - NACIONALE

Haradinaj: Edhe une u kercënova me jetë, por s'e kam alarmuar opinion publik

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reguar pas kërcënimeve që ka pranuar Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe zyrtarët e tjerë të kësaj partie.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kërcënime të tilla duhet trajtuar me seriozitet nga organet e rendit.

Tutje, Haradinaj ka thënë se edhe atij personalisht i ka ndodhur që të përballet me kërcënime të ndryshmë përfshirë këtu edhe kërcënime me jetë.

Siç thotë ai, edhe atëherë kur i kanë marrë kërcënimet nga rrugët zyrtare dhe burime të tjera nuk e kanë alarmuar opinionin publik.

Ai ka thënë se këtë e kanë bërë për dy arsye. E para që të mos dëmtohen hetimet si dhe të mos shkaktojnë ngarkesë të panevojshme tek opinioni publik.

Do të ishte politikisht jo korrekte dhe e dëmshme madje, sikur përfshirja e opinionit publik në këtë temën e kërcënimeve ndaj figurave publike, të shfrytëzohej për t'i hequr nga vëmendja e popullit, qoftë edhe përkohësisht, temat e interesit popullor, siç janë; problemet ekonomiko-sociale e ato politike, apo edhe defektet e mëdha në politikën e jashtme të vendit!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Lajme të ngjashme