“Hapi i parë, nënshkrimi”: Kurti sërish ‘flak tutje’ euro-amerikanët rreth Marrëveshjes Bazike - NACIONALE

“Hapi i parë, nënshkrimi”: Kurti sërish ‘flak tutje’ euro-amerikanët rreth Marrëveshjes Bazike

1 vit më parë

nga Xhezair Dashi

Krejt zërat e bashkësisë ndërkombëtare perëndimore i ka kundër vetes që “formalitetit që kanë të bëjnë me aspekte të miratimit” (lexo: nënshkrimi/firmosjes) të Marrëveshjes Bazë “të mos qëndrojnë pengesë” në zbatimin e detyrimeve, por Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i flaki sërish tutje mbarë ato duke thënë nga Viena se “hapi i parë dhe më i rëndësishmi” është pikërisht vendosja e firmës mbi dokumentin frankogjerman.

Madje, Kurti tha se saktësisht kjo “marrëveshje gojore” në shkurt dhe mars dhe mospërkthimi i saj në zbatim për shkak të mungesës së nënshkrimit, “përkeqësoi gjendjen në terren”, ndërsa i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare “të ushtrojë presion më të madh mbi Beogradin për të nënshkruar”.

Është ky lloj rezervimi (për të mos nënshkruar) pas pajtimit që përkeqësoi gjendjen në terren”, u tha Kurti të pranishme në Forumin Ekonomik të Vjenës. “Pra, eskalimi ndodhi sepse pavarësisht marrëveshjes gojore në tekst konkret nuk u shkrua, e madje as në margjinat e Samitit të Këshillit të BE-së më 26 tetor”.

Në mënyrë që të arrihet në normalizim të marrëdhënieve Kurti tha se marrëveshja dy-gjermanëshe duhet të zbatohet – dhe “të firmoset njohja ‘de facto’”.

Këtu ai nisi të frazojë një seri rimash rreth “këtyre rezervimeve” që sipas tij dërgojnë sinjale “te ekstremistët e dhunshëm në terren por edhe te aparati shtetëror serb”.

Dhe saktësisht këto lloj rezervime ku atë që thuani dhe atë që bëni, çfarë nënshkruani e çfarë jo, çfarë zbatoni ose jo nuk kanë kuptimin e njëjtë, dërgon ektremist të dhunshëm në terren por edhe në aparatin shtetëror si dhe sinjale që çojnë në destabilizim”.

Kemi pasur sulme mbi KFOR, policinë tonë dhe gazetarët në maj, pastaj rrëmbim të tre policëve tanë, dhe së fundi sulm terrorist më 24 shtator ku një rreshter policor i yni u vra...”.

Andaj, u shpreh Kurti, “na duhet më shumë presion mbi Beogradin për të nënshkruar marrëveshjen rreth të cilës jemi pajtuar dhe gjithashtu na duhet integrim në BE”.

Por, sërish nënshkrimi i njohjes de facto është hapi i parë dhe më i rëndësishëm”, përfundoi ai.

Ditëve më të fundit ishte ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i reagoi Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që “të mos fokusohet aq shumë te nënshkrimi, por te zbatimi” dhe se Marrëveshja Bazë është ligjërisht dhe ndërkombëtarisht e detyrueshme.

Madje, krejt këtë këmbëngulje të Kurtit për “nënshkrim” Hovenier e quajti “shpërqendruese”.

Mendojmë se është ca shpërqendruese kjo çështja e firmosjes në vend që të të shkohet në zbatim dhe ekzekutim nga të dyja palët; dhe dua të përmend që kjo s’është qëndrim veç i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Jeffrey Hovenier.

Hovenier, për më tepër në një intervistë me Kanal 10, u shpreh se “jo domosdëshmërisht” firma e konkludon atë, dhe se ka marrëveshja të shumta edhe pa nënshkrim mbi të. Dhe, kjo nuk e bën atë joligjërisht të detyrueshme.

Për nga perspektiva e ShBA-së, po ne e kuptojmë interesimin që kryeministri ka për nënshkrim të marrëveshjes, por mendojmë se kjo tepër më pak rëndësi se sa të ecim para me zbatimin e plotë nga të dyja palët”, tha ai.

Mund t’ju jap një listë marrëveshjes që jo domosdoshmërisht kanë pasur firmë të vendosur mbi to por që janë ligjërisht të detyrueshme përfshirë edhe në procesin e dialogut...Dhe, po ua përsëris, për ShBA-në dhe BE-në, Marrëveshja Bazë është ligjërisht e detyrueshme”, shtoi ai.

Këshilli i Evropës e ka të miratuar atë në konkuzionet e veta, BE e ka të miratuar në proktokollet e anëtarësimit të BE-së për Serbinë dhe në MSA për Kosovën...Prandaj, kjo tregon që kjo s’duhet të vihet në dyshim që këto obligimet janë të forta dhe të detyrueshme”, ka thënë ambasadori amerikan në Prishtinë.

Lajme të ngjashme