Hamza zotohet se si kryeministër “asnjë veteran i luftës nuk do të lihet pas dore”
Bedri Hamza, i pari i Partisë Demokratike të Kosovës, gjatë një tubimi zgjedhor me veteranë të luftës çlirimtare të vendit, është zotuar se me të marrë drejtimin e qeverisë “asnjë veteran nuk do të lihet pas dore”.
Postimi i Hamzës:
Pa sakrificën e dëshmorëve, nuk do të kishim shtet. Pa vendosmërinë dhe guximin e veteranëve, nuk do të kishim liri.
Përulem me shumë respekt para atyre që dhanë gjithçka, që ne sot të jetojmë të lirë.
Si kryeministër, angazhimi im është i palëkundur: asnjë veteran nuk do të lihet pas dore.
Bashkë për UÇK-në. Pa kompromis për të vërtetën. Përpara për Kosovën. #PDK130