Hamza fton qytetarët të bashkohen në hapjen zyrtare të fushatës së PDK-së në sallën "1 Tetori" - NACIONALE

Hamza fton qytetarët të bashkohen në hapjen zyrtare të fushatës së PDK-së në sallën "1 Tetori"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka ftuar qytetarët që t`i bashkohen PDK-së në hapjen zyrtare të fushatës së PDK, e cila do të bëhet sot në ora 17:00 në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai e ka postuar një fotografi nga salla ku do të mbahet tubimi hapës.

"Qytetarë të dashur, Edhe pak orë na ndajnë nga hapja zyrtare e fushatës sonë. Nga salla 1 Tetori, ju bëj thirrje që të na bashkoheni sot në orën 16:30. Kosova mundet ma mirë për secilin prej jush", ka shkruar Hamza.

Lajme të ngjashme