Gjendet pa shenja jete një burrë në Kamenicë, konfiskohet një pushkë në vendin e ngjarjes - NACIONALE

Gjendet pa shenja jete një burrë në Kamenicë, konfiskohet një pushkë në vendin e ngjarjes

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuat se një burrë në Kamenicë dje është gjetur pa shenja jete.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK-47, ndërkohë që thihet se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Tutje, thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

Kamenicë 24.01.2023 15:00-19:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK-47, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Lajme të ngjashme