Gazetari që intervistoi Kurtin bëhet edhe më skandaloz: Edhe unë u befasova me fjalët e tij - NACIONALE

Gazetari që intervistoi Kurtin bëhet edhe më skandaloz: Edhe unë u befasova me fjalët e tij

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazetari Michael Martens ka shkruar sërish në llogarinë e tij në Twitter mbi intervistën e tij kundërthënëse tashmë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Çka tha tash?

Pasi thelloi skandalin gjatë ditës së djeshme me arsyetime qesharake mbi heqjen e pjesës kryesore të intervistës së Kurtit, Martens ka provuar që të ofrojë argumente të reja.

“Për Twitterin, detali për ambasadorin është interesant. Për audiencën gjenerale në Gjermani, nuk është.” – pretendon ai në njërin postim.

Ai madje në një mënyrë edhe kërcënon Kosovën pas reagimeve të mëdha publike, duke thënë “Ndoshta herën tjetër që Kosova të dalë në lajme në Gjermani do të jetë dita kur zyrtarisht të bëjë aplikimin për anëtarësim në BE.”vazhdoi ai.

Por, z. Martens e pranon që edhe vetë ishte befasuar që z. Kurti “e kishte pranuar që dinte më pak mbi një zhvillim të caktuar për vendin e tij se sa ambasadori amerikan,”

Dhe, argumentimet në vazhdim bëhen edhe më qesharake.

“Nuk isha veç i befasuar që e tha atë gjë, por edhe që ekipi i tij e la ashtu qysh e tha në transkriptin e bisedës tonë.” – u shpreh ai.


Lajme të ngjashme