Gazeta gjermane me pretendime të forta: ShBA dhe BE po ndajnë Ballkanin në tri zona ndikimi; shqiptare, serbe dhe kroate - NACIONALE

Gazeta gjermane me pretendime të forta: ShBA dhe BE po ndajnë Ballkanin në tri zona ndikimi; shqiptare, serbe dhe kroate

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Për arsye të ndikimit të luftës në Ukrainë, Perëndimi po ndërron politikën e saj në Ballkan. Sidoqoftë, lëshimet ndaj Serbisë mund të sjellin konflikte të rrezikshme”. Kështu shkruan media gjermane Tageszeitung (TAZ), siç e citoi Deutsche Welle.

TAZ pretendon se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në Ballkan po provojnë të pranojnë pozicionet etno-nacionaliste për shkak se provojnë “të kufizojnë” ndikimin e Moskës. “Ata madje po përpiqen të arrijnë pajtim me politikanë që mbrojnë krimet e luftës dhe haptazi shpërfaqen për simpatizantë të Vladimir Putinit”, vlerëson TAZ-i.

Për një kohë të gjatë, strategjia perëndimoire ishte demokratizimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe afrimi i tyre në vlerat e komunitetit të BE-së. Kjo, simbas kritikëve amerikanë, është braktisur. Demokratizimi i shoqërive, trajtimi i së kaluarës dhe zbatimi i të drejtave të njeriut, përfundimisht më s’luan asnjë rol. Së paku këshu shkencëtari politik Januzs Bugajski e sheh këtë, i cili niset nga fakti që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë që Ballkanin ta ndajnë në tri zona ndikimi: serbe, kroate, shqiptare. Simbas mendimit të tij, ShBA dhe BE po provojnë të arrijnë marrëveshje me forca etno-nacionaliste në Balkan duke hequr dorë nga pozicionet pro-perëndimore dhe demoraktike. Në lidhje me luftës në Ukrainë, në Uashingon shpresojnë të tërheqin presidentin autokratk Vuçiq në anën e Perëndimit në të njëjtën kohë duke kënaqur të djathtën kroate, të cilët janë në favor të Putinit”.

A është kjo një tjetër pikëkthese? Për arsye të ndikimit të luftës në Ukrainë, Perëndimi po ndërron politikën e saj në Ballkan. Sidoqoftë, lëshimet ndaj Serbisë mund të sjellin konflikte të rrezikshme, sipas njërin nga ekspertët më të mirë në rajon, Kurt Bassuener, nga think0-tank’u i Këshillit për Politika Demokratizimi”, vazhdon gazeta gjermane.

Mes tjerash TAZ gjerman e çon edhe më tej konstatitim. Fakti që forcat pro-serbe dhe pro-ruse në Mal të Zi u fuqizuan në zgjedhjet e fundit në Mal të Zi, nga ShBA “thjesht u pranua”.

Duket gjithashtu se ekstremistët antidemokratikë, nacionalistët kroat në Bosnje dhe Hercegovinë kanë mbështetje, madje edhe kundër vullnetit të boshnjakëve. Me mbështetjen e Zagrebit dhe lobimin e gjerë nga Brukseli, partia ekstremiste hercegovinase HDZ arriti të marrë drejtimin pushteti në Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës. Për muaj të tërë, Escobar, Borrell dhe Lajçak ushtruan presion ndaj partive jo-nacionaliste që të bien dakord për një koalicion me nacionalistët kroatë. Qëllimi ishte që të largohej nga pushteti partia kombëtare myslimane boshnjake SDA", beson TAZ.

Lajme të ngjashme