Forumi për Siguri në Capitol Hill: Kërkohet anëtarësimi i Kosovës në NATO, në forum nuk shihet askush i VV-së
Përfaqësuesit e Shqipërisë dhe përfaqësuesit e partive opozitare kanë kërkuar anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Në forumi për Siguri që është mbajtur në Capitol Hill, ata kanë bërë me dije se integrimi i Kosovës në këtë organizatë është domosdoshmëri e kohës.
Nga videot dhe fotografitë që janë shpërndarë nga ky forum, ku kanë marrë pjesë shumë kongresistë dhe diplomat amerikan, nuk shihet asnjë zyrtarë i Qeverisë së Kosovës.
Madje, aty nuk shihen asnjë deputet i VV-së. Në këtë forum kanë marrë pjesë përfaqësues të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.
Pavarësisht mungesës së zyrtare të Qeverisë Kurti, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka kërkuar anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Në adresimin e tij, ai ka bërë me dije anëtarësimi i Kosovës në NATO është domosdoshëm për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
“Ballkani Perëndimor mbetet i ndjeshëm në aspektin gjeopolitik, i ekspozuar ndaj përpjekjeve të huaja për të minuar stabilitetin, për të dobësuar institucionet demokratike dhe për të shkatërruar besimin te rruga Euro-Atlantike. Ky realitet kërkon vigjilencë, qëndrueshmëri dhe qartësi strategjike. Integrimet euroatlantike dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO janë të domosdoshme për sigurinë dhe stabilitetin në rajon”, ka thënë ai.
Porosi të njëjtën në këtë forum e ka përcjell edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Porosia ime në Kongresin Amerikan, në kuadër të Forumit Ndërparlamentar të Sigurisë në Capitol Hill ishte e shkurtër, ‘Koha është tani’. Të nderuar, Të nderuar kongresmenë, Miq, I nderuar Fatmir Mediu, Së pari, falëminderit për mbështetjen tuaj për Kosovën dhe për rrugëtimin e saj drejt NATO-s. Unë mund t’ju sjell vetëm lajme të mira. Kosova ka implementuar Planin dhjetëvjeçar për zhvillimin e Ushtrisë së saj, në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ushtria jonë, ashtu si edhe institucionet e tjera të sigurisë, bazohen në standardet e NATO-s dhe të SHBA-së”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se Kosova është gati.
“Ne jemi gati të kontribuojmë në fushën e sigurisë. Jemi gati për anëtarësim në NATO. Koha është tani”, ka thënë Haradinaj.
Një gjë të tillë e ka kërkuar edhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxha, i cili më herët ka qenë ministër i Jashtëm e Kosovës.
“Në fjalën time në Capitol Hill 🇺🇸 kërkova që Kosova 🇽🇰 të anëtarësohet në NATO. Siguria e Ballkanit është sot çështje kyçe e sigurisë evropiane”, ka shkruar ai.
Pjesë e këtij forumi kanë qenë edhe disa deputetë të Shqipërisë, deputet nga Maqedonia e Veriut, dhe shumë kongresistë e diplomat amerikanë.