Feraj e shpjegon pak sloganin e VV-së: Cep më cep sovranitet, demokraci, mirëqenie
Hysamedin Feraj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka publikuar një postim, në të cilin është marrë më sloganin e VV-së.
Feraj, që është edhe kandidat për deputet, ka “shpjeguar” një çikë përmbajtjen e sloganit “Cep më cep”.
Feraj ka përmendur tri koncepte filozofiko-politike: sovranitet, demokraci, mirëqenie.
“Cep më cep sovranitet, demokraci, mirëqenie!” – ka shkruar Feraj.