Esobar: Plani evropian hap dyert për të ecur më shpejt drejt strukturave evropiane - NACIONALE

Esobar: Plani evropian hap dyert për të ecur më shpejt drejt strukturave evropiane

3 vjet më parë

nga NACIONALE

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë ekskluzive për RTV21, i pyetur nëse ka pasoja për refuzimin e marrëveshjes dhe cilat do të ishin ato, ka thënë se më me dëshirë do të fliste për përparësitë nga pranimi i saj.

Ai është shprehur se pranimi i marrëveshjes do të hapë dyert për të dy vendet për të ecur më shpejt drejt strukturave evropiane. Kjo do të lejojë Kosovën të shfrytëzojë liberalizimin e vizave dhe të hapë kufijtë ndërmjet Evropës dhe Ballkanit Perëndimor.

Nëse nuk ka marrëveshje, Escobar thotë se evropianët kanë sinjalizuar se kjo është rruga e tyre e preferuar për integrim evropian dhe se ata e mbështesin plotësisht këtë plan.

Ai shtoi se marrëveshja e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është një plan i menduar mirë dhe arsyeshëm dhe ka mbështetjen e plotë, jo vetëm të 27 vendeve të Bashkimit Evropian, por edhe të Shteteve të Bashkuara. Në këtë mënyrë, ai beson se nuk do të ketë arsye që dikush të refuzojë një mundësi të tillë të jashtëzakonshme.

"Më me dëshirë se për pasojat, dëshiroj të flas për përparësitë nga pranimi i saj. E para është se hap dyert për të dy vendet për të ecur më shpejt drejt strukturave evropiane dhe si rezultat duam të shohim mënyrat se si mund të kemi rezultate të menjëhershme. Një gjë që e përmenda me evropianët tani që Kosova e ka liberalizimin e vizave është p.sh. mundësia për të hapur kufijtë ndërmjet Evropës dhe Ballkanit Perëndimor, jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por për të gjitha vendet e rajonit, që të shfrytëzohet liberalizimi, të shfrytëzohet marrëveshja e nënshkruar në Berlin për lirinë e lëvizjes ashtu që qytetarët e këtij vendi dhe të Serbisë e të rajonit do të mund të përdornin linjat evropiane për të hyrë e dalë nga rajoni; do të mund të përdorni pasaportat tuaja për të kaluar përmes linjave evropiane për pasaportë në Evropë; për të pasur mundësi për t’i kryer ato punë administrative që normalisht do të duhej t’i kryejnë në Evropë – do të mund t’i kryeni këtu dhe të jenë në përputhje me sistemet evropiane. Këtë po e kërkojmë. Këto dyer hapen me këtë marrëveshje. Sa i përket çka ndodh nëse nuk ka marrëveshje: evropianët kanë sinjalizuar se kjo është rruga e tyre e preferuar për integrim evropian dhe ne e mbështesim plotësisht. Është plan i menduar mirë; është marrëveshje e arsyeshme dhe ka mbështetjen e plotë, jo vetëm të 27 vendeve të Bashkimit Evropian, por edhe të Shteteve të Bashkuara. Ka mbështetjen e plotë dhe nuk do të mund të paramendoja pse dikush do t’ia kthente shpinën një mundësie të tillë të jashtëzakonshme." - ka thënë Escobar.

Lajme të ngjashme