Escobar kritikon Kurtin, lavdëron Vuçiqin: Kosova të themelojë Asociacionin, qasja e Serbisë është konstruktive - NACIONALE

Escobar kritikon Kurtin, lavdëron Vuçiqin: Kosova të themelojë Asociacionin, qasja e Serbisë është konstruktive

1 vit më parë

nga NACIONALE

Të pyetur për qasjen e shtetit serb në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përdorur edhe një herë shprehjen “angazhim konstruktiv”. Në anën tjetër, përkundër fjalëve të mira për “angazhimin” e liderëve serbë nga zyrtarët amerikanë, kryeministri Kurti është përballur me një presion të madh për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Së fundi, termin “konstruktiv” e përdori i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, në një intervistë të dhënë për median “The Pavlovic Today”.

Kur u pyet se çfarë donte të thoshte me frazën "angazhim konstruktiv" të cilin Blinken e përdori pas bisedës me Vuçiqin, Escobar ofroi sqarimin e tij si zyrtar i Departamentit të ShBA-së.

"Ata janë të gatshëm të marrin në konsideratë çdo pikë të marrëveshjes. Ata janë të gatshëm të fillojnë menjëherë zbatimin dhe negocimin aneksave, anekseve shoqëruese. Pra, kjo është vërtet konstruktive." - shpjegoi Escobar.

Një tjetër falënderim për qasjen “konstruktive” i erdhi ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, jo shumë kohë më parë gjatë vizitës së këtij të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ishte Këshilltar i lartë në Departamentin amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili përmes një postimi në Twitter ditë më parë, pati disa fjalë të mira për ministrin serb.

“Në vazhdimësinë e telefonatës së Sekretari Amerikan i Shteti, Antony Blinken, me presidentin serb, Aleksandër Vucic, takim i mrekullueshëm me Ministri e Jashtëm serb Dacic. Rikonfirmoi miqësinë e kahershme mes dhe shprehu mbështetjen për angazhimin e Serbisë në dialogun me Kosovën dhe përpjekjet për të promovuar paqe/siguri më të madhe në rajon.” - shkruante Chollet në Tëitter.

E kur jemi tek Kosova, ambasadori i Kosovës në Uashington, Ilir Dugolli, në një raport vjetor, i kishte rrëfyer ministres Donika Gërvalla për "brutalitetin" e ShBA-së. Ai kishte treguar se e ka të vështirë të takojë çfarëdo përfaqësuesi të ShBA-së.

Sa i përket Kosovës, Gabriel Escobar, i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, në intervistën e dhënë për mediumin e lartpërmendur përsëriti qendrimin e SHBA-së për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Ai theksoi se nuk ka rrugë për t'i shpëtuar Asociacionit sepse kjo është kërkesë ligjore e Kosovës.

“Prandaj unë them se ajo do të implementohen në një pikë. Pavarësisht nëse Qeveria e Kosovës e pranon këtë obligim ligjor ajo nuk është marrëveshje mes Kurtit dhe Serbisë. Është marrëveshje mes Kosovës dhe Serboisë. Do të jetë baza e marrëveshjes për normalizim. Nuk ka mënyrë se s’i ti shmanget.” – tha ai.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti aktualisht po përballet me një presion të jashtëzakonshëm për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Kujtojmë se draft-statuti për Asocacionin i prezantuar së fundi, sesioni dëgjimor i 31 janarit të këtij viti në Ambasadën amerikane dhe krejt në fund deklarimi i Kurtit në kuvendin e Kosovës se “Asociacioni mund të konsiderohet, por me 6 kushte” janë disa nga zhvillimet më konkrete dhe tregues të qartë të një presioni konkret ndërkombëtar për krijimin e Asociacionit dhe implementimin e planit franko-gjerman.

Lajme të ngjashme