Erdogani thotë se është zgjatur afati i marrëveshjes për eksportimin e drithërave nëpër Detin e Zi - NACIONALE

Erdogani thotë se është zgjatur afati i marrëveshjes për eksportimin e drithërave nëpër Detin e Zi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, ka thënë se është zgjatur afati i marrëveshjes për eksportimin e drithërave nga Ukraina e Rusia nëpër Detin e Zi.

Erdogani nuk tregoi se për sa ditë është zgjatur afati i marrëveshjes. Rusia ka thënë se afati duhet të zgjatet vetëm për 60 ditë, ndërsa Ukraina kërkonte 120 ditë shtesë, raporton gazeta “The Guardian”.

“Marrëveshja për korridorin e drithërave do të skadonte sot. Si rezultat i bisedimeve tona me të dyja palët, kemi siguruar një zgjatje të marrëveshjes”- tha presidenti turn ë qytetin perëndimor të Turqisë, Çanakkale.

Afati i mëparshëm i marrëveshjes skadonte të shtunën. Pakti u nënshkrua fillimisht në korrikun e vitit të kaluar, pasi miliona tonë drithëra po grumbulloheshin në Ukrainë, sepse nuk mund të eksportohej në pjesë të ndryshme të Evropës shkaku i ndalimit të qarkullimit të anijeve nga Rusia nëpër Detin e Zi.

Afati i marrëveshjes është zgjatur disa herë, edhe pse Rusia për një kohë të shkurtër e pezulloi pjesëmarrjen e saj në pak në tetorin e vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme