Edhe 6 ditë deri në zgjedhje: Kjo është agjenda e fushatës së partive politike për sot
Lëvizja Vetëvendosje ka planifikuar tre tubime zgjedhore gjatë ditës. Fushatën e nisin në Rahovec në orën 17:30, vazhdojnë në Suharekë në Shtëpinë e Kulturës në orën 19:00, dhe përmbyllen në Malishevë, në shkollën "Ismail Qemali" në fshatin Bellanicë, në orën 21:00.
Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë tubim me gratë në orën 16:00 në hotelin "Emerald" në Prishtinë. Në orën 18:00 PDK-ja zhvillon tubim zgjedhor në Malishevë, në oborrin e shkollës "Ibrahim Mazreku", ndërsa aktivitetet e ditës mbyllen me tubim në sheshin "Fehmi Lladrovci" në Drenas në orën 19:30.
Lidhja Demokratike e Kosovës fillon me tubim zgjedhor në orën 17:00 në Rahovec, në Shtëpinë e Kulturës "Mensur Zyberaj". Më pas, në orën 18:30, LDK-ja takon qytetarët në Sheshin e Lidhjes në Prizren, ndërsa ora 20:00 sjell tubimin e fundit të ditës në hotelin "Meka" në Dragash.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të mbajë tubim zgjedhor në Gjilan, ndërsa vendi e ora nuk është dhënë ende.
