E dhimbshme: 24-vjeçari në gjendje depresive mbyt nënën e tij në Përmet - NACIONALE

E dhimbshme: 24-vjeçari në gjendje depresive mbyt nënën e tij në Përmet

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Një 24-vjeçar nga Përmeti i Shqipërisë dyshohet se në gjendje depresive e ka mbytur nënën e tij.

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se personi i dyshuar me iniciale A. M. ka kryer krimin, duke lënë të vdekur 65-vjeçaren, të njëjti kanë njoftuar se kanë arritur që të dyshuarin ta arrestonin dhe ta dërgonin në stacionin policor.

“Më datë 03.06.2023, rreth orës 21:00, në lagjen “Partizani”, Përmet, dyshohet se në gjendje depresive, shtetasi A. M., 24 vjeç, ka mbytur nënën e tij, shtetasen Z. M., 65 vjeçe. Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit janë vënë në ndjekje të autorit dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.” – thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë, raporton Top Channel.

Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë ekipi hetimor dhe Prokuroria, të cilët janë duke punuar për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Lajme të ngjashme