Dy senatorët amerikanë: Jemi të zhgënjyer me Qeverinë e Kosovës për përdorimin e panevojshëm të forcës për të hyrë në komuna - NACIONALE

Dy senatorët amerikanë: Jemi të zhgënjyer me Qeverinë e Kosovës për përdorimin e panevojshëm të forcës për të hyrë në komuna

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Dy senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Pete Rickett, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët në lidhje me krizën në tri komunat veriore të vendit për çka u shpreh “tejet të shqetësuar”. Senatorët, të cilët janë edhe prej kryesuesve të Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë, u shprehën “të zhgënjyer me vendimin e njëanshëm të Qeverisë së Kosovës për përdorimin e panevojshëm të forcës për të hyrë në ndërtesat komunale”.

Jemi shumë të shqetësuar nga përkeqësimi i konsiderueshëm i situatës së sigurisë në veri të Kosovës. Jemi të zhgënjyer nga vendimi i njëanshëm i qeverisë së Kosovës për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës duke përdorur forcë të panevojshme. Përshkallëzimi i dhunës ka rezultuar në lëndime serioze dhe të papranueshme të paqeruajtësve nga Forca e NATO-s në Kosovë. Ne dënojmë dhunën dhe u bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të deskaluar situatën”, thanë senatorët.

Kosova dhe Serbia janë buzë avancimit të marrëdhënieve të tyre diplomatike dhe ekonomike me njëra-tjetrën dhe me Evropën, por anëtarët e Kongresit dhe komuniteti ndërkombëtar po bëhen gjithnjë e më të shqetësuar nga kthimi alarmues në progres. Udhëheqësit e të dy vendeve duhet të veprojnë në interesat më të mira afatgjata të kombeve të tyre përkatëse në vend që të lejojnë mosmarrëveshjet e vazhdueshme që të pengojnë paqen dhe stabilitetin dhe, rrjedhimisht, aspiratat e tyre për anëtarësim në BE”, thanë Shaheen dhe Ricketts.

Kujtojmë se ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, sot në një intervistë me gazetarë shpaloi masat restriktuese që do t’i aplikojë ndaj qeverisë kosovare – e para prej tyre, përjashtimi i Kosovës nga ushtrimi ndërkombëtar Defender 2023, si dhe heqja e dorë nga angazhimi me shtet mosnjohëse të Kosovës në rrugët para integruese dhe ndërkombëtare – si pasojë e shpërfilljes së plotë të kërkesave të ShBA’së për çështje të sigurisë në veri, ku Qeveria e Kosovës, krye më vete, instaloi me forcë tre kryetarët e rinj të komunave.

Lajme të ngjashme