Drejtori i policisë zihet keq nga pyetja e Nacionales: Kur keni me ngrit taskë forcë për dhunën ndaj grave? - NACIONALE

Drejtori i policisë zihet keq nga pyetja e Nacionales: Kur keni me ngrit taskë forcë për dhunën ndaj grave?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pas vrasjeve të dy grave brenda katër ditëve në Kosovë, kanë nisur kërkesat që të krijohet një taskë forcë brenda Policisë së Kosovës që të merret në lidhje me këto raste.

Pikërisht për këtë çështje, u pyet drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha gjatë një konference për media. Gazetarja e Nacionales, Anita Nikaj e pyeti kur do të krijohet kjo taskë forcë, pasi që ajo që veç se ekziston brenda ministrisë së Drejtësisë, nuk po e kryen punën e saj.

Hoxha nuk dha një përgjigje konkrete, sipas tij ekziston task forca dhe se ai nuk mundtë vlerësojë nëse po e bën punën ose jo.

“Ekziston një taskë forcë në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me parandalimin e dhunës. Nuk mund ta bëj këtë vlerësim unë. Policia e trajton me priroitet rastet e dhunës. Kemi ngrit nivelin e sektorit të policisë që merret me dhunën ë familje. Nivele lokale, kemi rritur numrin e policëve në çdo stacion policor. Po punojmë edhe që policët të jenë të përgatitur që rastet të trajtohen në mënyrë reale.” – u përgjigj ai.

Tutje, sipas tij, policia nuk po i lë anash këto raste:

“Nuk mendoj që policia po i lë anash. Ne çdo rast e trajtojmë me prioritet, rreagimi i shpejtë në kuadër të policisë, ekziston një sektor për dhunën në familje, ata janë të trajnum mu marrë me rastet për dhunën në familje. I kemi përgatit që të punojnë sa më drejtë, mirë e në mënyrë efikase.” – u shpreh ai.

Sipas drejtorit të Policisë, një fenomen i tillë është problem i shoqërisë së vendit.

“Nëse ka nevojë për reforma, jemi të hapur edhe për këtë, do ta shtojmë numrin ep olicisë që merren me këto raste, një fenomen të tillë, të kriminalitetit, nuk mundet vetëm një polici ta hetojë. Është problem shoqëror, social, është problem i shoqërisë tonë.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme