Drejt NATO-s, statusit të vendit kandidat për BE, Haga: Spiropali garanton Kosovën se “siguria juaj, prioritet absolut i Shipërisë”
Siguria e Kosovës “prioritet mbi prioritet” për Shipërinë. Si kryemotiv të interesit të sigurisë kombëtare të Shqipërisë e dha sigurinë e Kosovës, Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, pas përmbylljes së takimit bilateral me kryediplomatin e Kosovës, Glauk Konjufcën.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp, dy top-diplomatët, u shprehën për marrëdhëniet përtej politikës së jashtme, në fjalët e Konjufcës, “dy vendet e tona nuk janë të jashtme për njëra tjetrën”.
Konjufca tha se vendi i gëzohet “hapave gjigantë” të Shqipërisë në rrugën e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian në hapjen e të gjithë grup-kapitujve.
“E falënderova edhe për përfaqësimin tonë në arenën ndërkombëtare”, tha Konjufca.

Spiropali e nisi fjalën me atë se Kosova për Shqipërinë “nuk është zgjedhje protokolli”, por se shteti shqiptar në raport me atë kosovar ka “bosht kombëtar”.
“Kosova është prioritet absolut i politikës së jashtme të Shqipërisë. Nuk është retorikë solidariteti. Forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar i Kosovës është interes kombëtar i Shqipërisë. Çdo hap i juaj është investim në siguri dhe dinjitetin e gjithë hapësirës tonë shqiptare,” tha ajo.
Kryediplomatja tha po ashtu se Tirana zyrtare do të jetë e investuar të kontribuojë që Kosova të merr statusin e vendit kandidat për BE, i vetmi vend në rajon që aktualisht nuk e ka.
Në lidhje me negociatat Kosovë – Serbi, Spiropali tha se ai proces duhet të përfundojë e nis me një premisë kyçe: “Njohjen e ndërsjellë”.
“Stabiliteti nuk ndërtohet me mohim të realitetit. Kosova është e pavarur dhe sovran Njohja reciproke e vetmja bazë e qëndrueshme. Serbia duhet të pajtohet me këtë realitet, jo si akt proesioni, por hap i domosdoshëm për normalizim të vërtetë. Kjo marrëveshje duhet të çojë Kosovën në OKB. Në këtë rrugë Shqipëria do të vazjhdojë të mbështesë Kosovën.” tha ajo.

Gjyqi në Hagë
“Kryediplomatja shqiptare kërkoi nga Dhomat e Specializuara të Hagës që të mos relativizojnë viktimën me agresorin, referuar kërkesave të Prokurorisë Specializuara...Shqipërua respekton drejtësinë ndërkombëtare, por ajo të jetë e paanshme. Jo me standarde të dyfishta, nbuk mund të vendos në të njëjtën plan ligor e historik viktimën me agresoni,” tha ajo.
“Lufta e Kosovës ishte për mbijetesë e liri. Pas luftës së gjatë terrori ndaj popullatës civile. Për këtë arsye NATO-ja ndërhyri në Kosovë për të ndalë katastrofë humintare...Çdo proces që lidhet me atë periudhë. Sot në Hagë përballen me drejtësi Thaci e të tjerët. Emrat e tyre janë të njhur pëlr çdo qytetarë të Kosovës. Ne nuk ndërhymë në proces dhe nuk paragjykojmë. Por kemi obligim moral e historik...drjetësia nuk mund të shkëputet nga konteksti i një lufte çlirimtare. Në Kosovë ka pas agresion shtetëror. Ne kërkojmë drjetësi që sheh të plotë panomarën, që sheh disproporcionin e forcës...dhe që nuk lejon relativizimin e viktimës. Kjo nuk ështl presion, por përgjegjësi ndaj historisë,” tha ajo.

Kosova drejt NATO-s
Spiropali tha se integrimi euroatlantik i Kosovës është bazament i sigurisë rajonale dhe siguria e Kosovë është “prioritet mbi prioritet” për Shqipërinë.
“Integrimi euroatlanik i Kosovës është element kyç i sigurisë rajonale. Në një Evropë të trazuar nga lufta, siguria nuk është e garantuar. Siguria e Kosovës është prioritet mbi prioritet për Shqipërinë, dhe siguria e vetë Shqipërisë. Prandaj ne duam Kosovën sa më parë afër NATO-s. Dhe aleanca Kosovë – Kroaci – Shqipëri është edhe afrim i Kosovës me struktura te NATO-s,” tha ajo.