Dragan Gjilas: Nëse plani franko-gjerman nuk përmban njohjen e Kosovës, ne e votojmë - NACIONALE

Dragan Gjilas: Nëse plani franko-gjerman nuk përmban njohjen e Kosovës, ne e votojmë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë për Liri dhe Drejtësi në Serbi, Dragan Gjilasi, ka thënë se janë të gatshëm që ta votojnë propozimin franko-gjerman nëse ai siguron të ardhme evropiane për Serbinë dhe nuk ka brenda njohjen e Kosovës.

“Për mua do të ishte përnjëmend krim nëse dikush e njeh Kosovën, por gjithashtu do të ishte krim nëse do t’u mohonte fëmijëve tanë dhe Serbisë një të ardhme evropiane,” – u shpreh Gjilas për Tv Prva.

Sipas tij, thelbi s’është të forcohet Vuçiqi përmes negociatash por të forcohet pozita e Serbisë.

Më tej, Gjilas u shpreh se po priste që plani franko-gjerman të ishte para qytetarëve, para se të jepte një koment të përgjithshëm, përcjell Kosovo-Online.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, mësohet se do të flas nesër për Kosovën para popullit serb.

Ai ka thënë se ka pasur biseda shumë të vështira me pesëshen e emisarëve që vizituan edhe Prishtinën por edhe Beogradin gjatë kësaj jave.

Lajme të ngjashme