Doktori Demolli largohet nga QKUK-ja: Kishte mungesë respekti ndaj punës time - NACIONALE

Doktori Demolli largohet nga QKUK-ja: Kishte mungesë respekti ndaj punës time

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Doktor Selman Demolli ka njoftuar se nga sot e tutje nuk do të punojë më si mjek në Qendrën Klinike dhe universitare të Kosovës.

Demolli përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se vendimi i tij për t’u larguar nga QKUK ka qenë i vështirë dhe i mirëmenduar.

I njëjti ka bërë të ditur se para disa ditëve i është drejtuar Drejtorit të Klinikës së Gjinekologjisë për pushim pa pagesë, dhe të njëjti nuk i janë përgjigjur në kërkesë.

Demolli ka thënë se neglizhenca në mos-përgjigje e ka vërtetuar që ai nuk dëshiron dhe nuk duhet të jetë pjesë e kësaj klinike.

Rreth një muaj më parë, saktësisht me datë 12.05.2023, i jam drejtuar në formë zyrtare Drejtorit të Klinikes Gjinekologjike dhe drejtoratit të SHSKUK-së me kërkesë për pushim pa pagesë, me arsyetime të mia personale dhe me nevojën për të qenë afër familjes për një kohë të caktuar, po e cek edhe një herë, pa pagesë. Neglizhenca dhe mos-përgjigjja lidhur me këtë kërkesë timen tash e disa javë ka qenë pika e fundit e cila më ka vërtetuar se une, Selman Demolli, më nuk dua dhe nuk duhet të jem pjesë e kësaj klinike.” – ka shkruar ai.

Në shkrimin e tij, doktor Demolli ka përmendur edhe mos vlerësimin nga menaxhimet aktual i klinikës.

Një vendim shumë i vështirë dhe i mirëmenduar nga ana ime, vendim i cili po aq sa i vështirë ka qenë edhe reflektim i të gjithë punës sime përgjatë viteve dhe vlerësimit e mosvlerësimit nga menaxhmenti aktual i kësaj klinike.”

Ai gjithashtu ka përmendur edhe mosrespektimin ndaj punës së tij.

Po e ritheksoj, ky vendim i imi i mirëmenduar dhe shumë i rëndësishëm në jetën time profesionale, prapa tij, ka shumë mëdyshje, keqkuptime dhe më e rëndësishmja munges respekti për punën time shumë vjeqare dhe për kontributin që unë kam dhënë në këtë institucion.” – ka shkruar doktori.

Demolli ka shkruar se periudha që ka punuar në SHSKUK ka qenë vula më e mirë e profesionalizimit.

Në fund ka njoftuar se profesionin e tij do ta ushtrojë në dy klinika private.

Lajme të ngjashme