Djali i Nuredin Lushtakut në arrati pas plagosjes në Skenderaj, policia në kërkim të tij - NACIONALE

Djali i Nuredin Lushtakut në arrati pas plagosjes në Skenderaj, policia në kërkim të tij

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Plagosja e dy zyrtarëve të Policisë së Kosovës në Skënderaj ka tronditur vendin. Por, i dyshuar për plagosjen e tyre nuk është vetëm ish nënkryetari i kësaj komune, z. Nuredin Lushtaku, por edhe disa familjarë të tij.

Të paktën njëri prej vëllezërve, z. Arbër Lushtaku, raportohet të jetë në kërkim nga Policia e Kosovës.

Por, sipas gazetës Insajderi ai raportohet të jetë në arrati.

Përveç dy vëllezërve, besohet që në rastin e incidentit të kenë qenë të pranishëm edhe vëllezërit e z. Lushtaku.

I gjithë ky incident raportohet të ketë ndodhur për shkak të një tikete të trafikut.

Lajme të ngjashme