Ditari i Buzhalës: Kujt i duhet një vëlla si Edi Rama? - NACIONALE

Ditari i Buzhalës: Kujt i duhet një vëlla si Edi Rama?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në episodin e VII të Ditarit të Buzhalës trajtohet vizita e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, në Kosovë. Më specifikisht, autori do të flas edhe për darkën ‘anti-Kurti’ të organizuar nga Rama në Gërmi e ku morën pjesë disa nga kritikët më të ashpër të kryeministrit kosovar.

Raportet mes Ramës dhe Kurtit janë mjaft interesante parë në kompleksitetin e tyre të deritanishëm.

Kjo u reflektua edhe në mbledhjen e dy qeverive që u mbajt sot.

Por, kjo u reflektua veçanërisht – përtej shtirjeve diplomatike – në një darkë në Gërmi ku ishin tubuar tok së bashku një pjesë e mirë e njerëzve që kritikojnë në baza të përditshme kryeministrin e Kosovës.

Aty ishin figura të njohura e të suksesshme të mediave si Dukagjin Gorani, Visar Ymeri, Arben Ahmeti, Valon Syla e të tjerë.

Buzhala mbështetet në kritikën që i kishte bërë Albin Kurtit në të kaluarën (para një viti) kur ky ishte përfshirë në jetën politike të Shqipërisë duke marrë pjesë në zgjedhjet e këtij shteti. Ai konsideron se i njëjti veprim nga Edi Rama duhet të kritikohet me standardin e njëjtë.

Por, një tjetër raportim edhe më shqetësues e kishte bërë gazeta Nacionale gjatë ditës së djeshme. Është fjala për një zotim të bërë nga kryeministri shqiptar Edi Rama në Ohër më 8 qershor në kuadër të Samitit të Ohrit: “Do ta rrëzoj Albin Kurtin (nga pushteti) në shtator!” - kishin thënë burime të kishte thënë Rama.

Kjo deklaratë është jashtëzakonisht shqetësuese dhe kjo nxiti Ramën të bënte një varg ofendimesh megjithëse nuk pati guximin të shprehte mohim të qartë e të prerë.

Për këto dhe shumë më tepër, ju ftojmë të dëgjoni episodin më të ri.

Lajme të ngjashme