Ditari i Buzhalës 48: VV-në e zuri haku i Deharit, me vdekjen tragjike të së cilit manipuluan - NACIONALE

Ditari i Buzhalës 48: VV-në e zuri haku i Deharit, me vdekjen tragjike të së cilit manipuluan

1 vit më parë

nga NACIONALE

Episodi i radhës i Ditarit të Buzhalës, prodhim i Gazetës Nacionale. Si zakonisht i ndarë në dy pjesë, kësaj radhe me atë parësore çështjen e Astrit Deharit.

E apostrofuar si vetëvrasje nga autoritetet e Drejtësisë, u rikthye së fundi në skenë nga deputeti karizmatik i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi.

Ky i fundit, javën e kaluar, përmes një konference për media përmendi zhdukjen e provave të rastit Dehari, duke shkuar në atë pikë sa të implikojë edhe kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Gjithsesi, ky i fundit, në një paraqitje para gazetarëve i mohoi këto zëra, duke thënë se janë të pavërteta.

Veç kësaj, Buzhala pati kritika edhe ndaj ankesave të qeveritarëve, duke thënë se po bëjnë të njëjtën gjë.

"Opozita po i çon ligjet në Kushtetuese, njëjtë si ju. Nuk po i çon në gjykata të Serbisë".

Jo vetëm kaq. Një pjesë interesante ishte momenti kur autori dhe kreatori i Ditarit komentonte deklarimin e ministres Haxhiu.

E parja e dikasterit të Drejtësisë, kishte vlerësuar se ajo që ka ndodhur në laboratorin e Toksikologjisë brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore është bërë me qëllim vetëm e vetëm që të goditet ajo.

Tutje, Buzhala foli edhe për pamundësinë e takimeve me zyrtarë të lartë amerikanë. Sipas tij, kjo periudhë është e njëjtë me atë të viteve të 90-ta, kur çdo takim me ndonjë senator apo kongresmen, i bënte njerëzit të mendonin që krejt Amerikën e kemi pas vetes.

"Shtëpia e Bardhë e jep verdiktin, jo anëtarët e Senatit apo Kongresit", pohoi tutje Buzhala.

Në fund fare, rrjetet sociale. Sipas Buzhalës, këto rrjetet kanë ndikuar në gjithë botën, por jo edhe në botën shqiptare.

Sipas tij, këtu ka ndikuar negativisht, përfshirë edhe te ata shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

"Rrjetet sociale padyshim se kanë ndryshuar shumëçka, por në vendin tonë ka bërë diçka tjetër. Ka arritë që në mënyrën më të mirë të mundshme i ka shpërfaqë budallenjtë, përfshirë këtu edhe ata që jetojnë jashtë vendit. Është njëfarë gravitacioni që po i tërheqë edhe po i thotë fol, fol, fol!".

Autori e pranoi numrin e madh të kritikave për foton e publikuar në profilin e tij, e ku shiheshin Kurti e Vuçiq duke u puthur, një karikaturë nga një kreatore kosovare.

"Nuk janë puth, o ju. Me u taku, po takohen. Pa kërkim falje, nuk na i kanë kompensu dëmet e luftës, as nuk i kanë kthy pensionet, as nuk i kemi kthyer të pagjeturit, as Ukshin Hotin".

Nuk mungoi edhe një koment mbi paaftësinë e avokatit Tomë Gashi. Gashi, aq larg ka shkuar me gabime, sa nuk e dinte dallimin mes mostrave dhe monstrave, dhe paramendoni, po shkruante për një temë të ndjeshme si ajo e Deharit.

"Nuk mundet me qenë bre avokat i mirë, kur i bën këso gabime. Nuk përzohet mostër me monstër".

Lajme të ngjashme